Dëshmoret dhe Martiret e fshatit Strellc i Ulet do të kenë një Memorial të përbashkët

Pikërisht në 21 vjetorin e ditës së Çlirimit të qytetit të Deçanit me rrethinë në fshatin Strellc i Ulet është vendos gurthemeli për ndërtimin e memorialit të këtij fshati për 11 Dëshmoret dhe martirët e rënë në Altarin e Lirisë që ka ky fshat. Në fillimin e punimeve  ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kolonel. Abdyl Mushkolaj, deputet, asamblistë, familjarë të dëshmoreve dhe qytetarë. Sakrifica e të rënëve për liri na bën që ne të mos harrojmë rrugën e gjatë nëpër të cilën kaluam deri të kjo ditë. Memoriali i cili do të ndërtohet në këtë fshat kapë vlerën 30 mijë euro, mjete të ndara nga buxheti i komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …