Dezső Kosztolányi: Evropë

Dezső Kosztolányi: Evropë

Evropë, këtu  jemi te ti,

Ti e paharruar qëndron në shekuj të shekujve

shekulli është  yti.

Ti je e verbër deri në marrëzi.

Dhe nuk ka tjetër vend nën këtë qiell  me aq shumë varre

Je e  mbuluar  me varre e dithirambe!

E unë i gëzuar, mirë mëngjes të dëshiroj.

 

O botë e moçme!

Ti plakë, vajtojcë, e shenjtë, e lavdishme!

Plot elegancë aromash e erërash,

Një filtër i mrekullueshëm, flokë argjendi.

Edhe pse ti je njerkë,

Unë po të bezdis si fëmijë zevzek,

Edhe pse ti më rrah, unë të puth

Do të gëzohem po të më duash.

 

Kush mund të largohet nga Ti,

E çfarë mund të bëj  larg nga gjiri yt?

A nuk kam qenë gjithmonë biri yt besnik dhe i pastër?

A nuk kam qëndruar ulur këtu tërë natën,

duke studiuar mësimin tënd me dritën e llambës?

duke të shikuar, duke të admiruar me  njëqind fjalë,

Sepse të gjitha fjalët tua të mira  ishin në zemrën time!

Atë e kanë kuptuar  nga trupi im

Kudo ku ulem,  qindra të afërm i kam

kudo që shkëputem, njëmijë vëllezër i kam.

 

A  nuk e pashë nënën gjermane, në Këln?

Nëpër  shi zanash në Paris kam fluturuar,

Në Londër, flokë argjendi të fisnikëve kam parë,

Por unë i uritur,  piva nga djersa ime.

E dhomat  familjare me italianë të shthurur.

Mos m’i  lëndoni sllavët e  zbehtë,

gjëmimi i sllavëve është hidhërim,

Është një si shkëlqim i lodhur.

Popujt në këtë tokë, të gjithë janë të dashurit e mi

Zemra ime i fton së bashku të qëndrojmë.

 

Më besoni

edhe ju i keni në zemrën tuaj

ata popuj që jetojnë larg

krijuesit, poetët,

Që rrinë në shtëpi

kujdesen për vajzat, për nënat tona.

Ne  presim me padurim Nënën e Madhe

Brohorisni së bashku, poetë!

Shpirtra të  guximshëm të Evropës.

Një bishë frikacake po fshihet si një ujk

Ata po stërviten në terrin e tunelit.

Ejani të dalim  së bashku,

Nëpër dritë me  princat e frymës,

se ne kemi një shpirt, ne presim,

ne kemi vënë në qiell një  dashuri të vështirë

dhe fjalët e ajrit të  qiellit

Filloni ecni përpara, ju poetët,

Ushtarë të zhdërvjellët të bashkimit!

Poeti i madh hungarez, Dezső Kosztolányi, ishte djali i  Istvánit dhe u  Izabelës. Ai u  lind në Suboticë, më 29 mars 1885 – vdiq në Budapest, Krisztinaváros, më 3 nëntor të vitit 1936). Ka qenë shkrimtar, poet, përkthyes, kritik, eseist, gazetar, artist shembullor i gjeneratës së tij, njëri nga figurat më të mëdha të  shekullit të 20-të.

(Përktheu: Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …