Shqiperia Etnike

Disa medie e portale në Greqi po alarmojnë lidhur me situatën në Ballkan

Disa medie e portale në Greqi po alarmojnë lidhur me situatën në Ballkan,  për shkak të  acarimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duke vënë theks të veçantë mundësinë e intervenimit të Amerikës dhe Turqisë, në mbrojtje të Kosovës dhe Shqipërisë. Krej kjo bazohet në faktin se  ministrja e Mbrojtes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, deklaroi në Komisionin e Sigurisë, se Shqipërisë do i dhurohen 250 autoblinda nga Ushtria amerikane, si përgjigje ndaj agresionit të mundshëm rus.  Në një portal shkruan se armatime të tjera do të dhurohen dhe nga Turqia, pasi ka një marrëveshje mes vendeve. Një luftë e mundshme shqiptaro-serbe do të sjellë një sërë reaksionesh zinxhir, ku pritet që të ndërhyjë dhe Turqia. Reagimi i mediave greke ka marrë shkas nga një deklaratë e dhënë nga ministrja e Kodheli, e cila ka thënë se ne  i kemi ndihmuar aleatët dhe ata na ndihmojnë tani. Qeveria italiane dhuron pesëmijë pushkë automatike të reja dhe me këtë mbyllim kërkesën e të gjithë forcave të armatosura. Një pjesë e madhe e armatimit do të jenë donacione nga aleatët e Shqipërisë.  Këto medie e portale mbështeten edhe në faktin se në Shqipëri ka qëndruar vetë kreu i CIA-s, vizita e të cilit u tha se kishte të bënte pikërisht me avancimin e Rusisë në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …