Brickos

Disa termete të fuqishme kanë goditur Italinë qendrore

Disa termete të fuqishme kanë goditur Italinë qendrore

Disa termete të fuqishme kanë goditur Italinë qendrore. Termeti i parë ka qenë me magnitudë 6 rreth orës 4 të mëngjesit me epiqendër 2 km larg Rietit. Deri tani bilanci është 21 viktima dhe dhejtra të plagosur. Por bilanci mund të rëndohet pasi ka ende njerëz nën rrënoja. Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatriçe, Posta dhe Arkuata del Tronto. Kryetari i kësaj komune ka thënë se shumë njerëz të tjerë janë të bllokuar nën gërmadha. “Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë Sergjo Pirozi. “Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha… Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”, ka shtuar tutje ai. Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte “i rëndë” dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore. Në malin Gran Sasso një pjesë e madhe e shkëmbit është shembur gjatë tërmetit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …