Dita e dytë e Festarit- dhurimi vullnetar i gjakut

Në ditën e dytë të aktiviteteve për festën e rinisë dhe qytetarëve “Festari 2016”, në mesin e aktiviteteve tjera u organizua edhe dhurimi vullnetar i gjakut, ku që në fillim  të punës u vërejt interesim i madh i qytetarëve për të dhuruar gjak. Në këtë organizim morri pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj dhe drejtori i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale z.Frashër Behluli. Ndërsa bashkëshortja e kryetarit Asllanaj, znj. Fatmire Asllanaj edhe kësaj here dhuroi gjak për nevoja të Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë, gjak kanë dhuruar edhe përfaqësues të subjekteve politike, aktivistë, nxënës, student dhe bashkatdhetarë. Për të gjithë ata që dhuruan gjak drejtoria për Shëndetësi ka ndarë nga një mirënjohje. Gjatë ditës do të organizohen edhe aktivitete tjera shtesë të parapara  për ditën e dytë të Festarit, siç është shfaqja teatrale për fëmijë “Teatri i  Ëndrrave” që do të jepet në Shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi”, pastaj do të mbahet një Ligjëratë për Ditën e trashëgimisë evropiane si dhe në mbrëmje në sallën e bibliotekës së qytetit, do të organizohet Ora letrare-muzikore  e cila do ti kushtohet shenjtërimit të  Nënës Terezë. Ky aktivitet organizohet nga SHAK “Elena Gjika-Dora d’Istria

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …