Doli në dritë libri publicistik, “Refleksione”, i analistit, Nezir Myrtaj

Doli në dritë libri publicistik, “Refleksione”, i analistit, Nezir Myrtaj

Në librin më të ri, “Refleksione”, që nxori në dritë, analisti, Nezir Myrtaj ka përmbledhur disa studime e shkrime publicistike, të cilat  botohen për herë të parë si dhe disa shkrime, të cilat janë botuar kohë pas kohe, por që tani, autori i ka bërë pjesë edhe të këtij libri. Gjatë kohës sa ishte në burg, dëshmori i kombit Afrim Zhitia, në shenj respekti, (përmes bashkëvuajtësit, Halil Selimi), i kishte lënë dy fletore shënimesh, me porosi që ato t’ ia jepte profesorit, Nezir Myrtaj, i cili së bashku me disa shkrime të veta i kishte ruajtur dhe i kishte nxjerrë me rastin e lirimit nga burgu, më 29 nëntor të vitit 1990, një vit pas rënies së Afrimit. Duke ndier për obligim botimin e tyre, autori ka bërë një studim të hollësishëm të letrave dhe shkrimeve të dëshmorit. Botimi i faksimileve të letrave të Afrim Zhitisë me shpjegime nga Nezir Myrtaj është me rëndësi për lexuesit, në radhë të parë për të kuptuar angazhimin praktik dhe teorik të dëshmorit, i cili rrugën e lirisë e kishte filluar me përcaktim të qartë dhe e kishte vazhduar, gjatë dhe pas daljes nga burgu deri në rënin e tij, më 2 nëntor të vitit 1989, në Lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, së bashku me shokun e idealeve, Fahri Fazliu.

Përveç “lëndës trashëgimore me vlerë simbolike” të Afrim Zhitisë, në këtë libër autori ka prezantuar edhe disa shkrime të tjera, të karakterit publicistik, të cilat kanë lënë gjurmë në trajtimet serioze, që autori u ka bërë problemeve të caktuara. Në këtë mes dallohen shkrimet për “rolin dhe rëndësinë e Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress në kurorëzimin e fitores së luftës së UÇK-së” dhe shkrime të tjera me rëndësi për publicistikën shqiptare. Libri ka 114 faqe, botoi, Radio-Kosova e Lirë, shtypi, Lena Grafik, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …