Monografia Masakra e Recakut

Doli nga shtypi libri, “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit”, botuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze

Në sallën e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, u përurua libri “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit”, grup autorësh.  Librin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze e ka botuar, “Insituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës”. Ky libër për herë të parë është botuar në Shtime, në vitin 2004, në pesëvjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në fjalën e tij, profesor, doktor, Ismet Salihu, pasi foli për librin dhe vlerat dokumentare të librit  “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit”  paraqiti angazhimin e Insitutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës për botimin e librave me përmbajtje të tillë në gjuhët e huaja sidomos në gjuhën angleze. Ai u bëri thirrje institucioneve që të investojnë më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që e vërteta për luftën në Kosovë të depërtojë edhe te lexuesit e huaj.

Në fjalën e tija para pjesëmarrësve në përurimin e librit, redaktori, Ahmet Qeriqi tha se e  veçanta e kësaj pune është se ky libër është përkthyer në gjuhën angleze, nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës dhe ky libër do t’ iu shërbejë lexuesve anglisht-folës që të njihen me të vërtetat e masakrës, të përshkruar në radhë të parë nga dëshmitarët okularë dhe dëshmitarë e faktorë të tjerë relevantë, në ditët e masakrës e më pastaj.

Ish-reporteri i luftës në Zonën e Neredimës, Ruzhdi Jashari ka sjellë në kujtesë  disa çaste kritike dhe dramatike të zhvillimeve në Reçak, më 15 janar 1999 e më pas. Ai ka falënderuar Insitutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës  për botimin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze të librit, “Masakra e Reçakut krim kundër njerëzimit”.

Në fund të përurimit të librit, në emër të familjeve të dëshomrëve dhe martirëve të Reçakut të pranishmit  i përshëndeti  ish luftëtari i lirisë, Agim Kamberi.

14. 9. 2917

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …