Doli nga shtypi libri, “Të shkruash gjelbër”, i autorit, Afrim Berisha

Doli nga shtypi libri, “Të shkruash gjelbër”, i autorit, Afrim Berisha

“Të shkruash gjelbër”, është një përmbledhje e shkrimeve, opinioneve dhe analizave të Afrim Berishës (zyrtarë i lartë në Agjencinë për  Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës} , të cilat janë botuar në gazeta ditore, revista dhe portale të ndryshme të agjencive të lajmeve gjatë periudhës kohore 2006-2015.

Janë disa arsye që e kanë nxitur autorin për ti përmbledhur këto shkrime në formën e një libri:

Së pari, të gjitha temat e trajtuara në shkrime e kanë në fokus një çështje: mbrojtjen e mjedisit. Pastaj, edhe pse këto shkrime kanë qenë të botuara paraprakisht në gazeta, revista e portale, jo të gjithë dashamirësit e shkrimeve për çështjet mjedisore kanë pasur mundësinë ti lexojnë ato, andaj përmes përmbledhjes në një format të librit, lexuesit do të kenë rastin jo vetëm që ti lexojnë, por edhe të shohin llojllojshmërinë e temave dhe dallimet në mënyrën e qasjes ndaj problemeve të trajtuara. Gjithashtu, mënyra e trajtimit të problemeve përmes shprehjes së opinionit në formë të shkrimeve publicistike është një mundësi më e mirë për të ndikuar tek publiku në sensibilizimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit. Duke ditur faktin se në Kosovë, librat që në fokus e kanë çështjen e mbrojtjes së mjedisit janë të rrallë, ky libër do të jetë një mundësi më shumë për të pasuruar fondin e librave që trajton këtë çështje.

Prandaj, “Të shkruash gjelbër”, më shumë se një libër është një thirrje për veprim, është një zë i gjelbër dhe një doracak për mbrojtjen e mjedisit i cili shpresoj të ju hyjë ne shërbim lexuesve të rëndomtë, studentëve, atyre që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjëra për çështjet e mjedisit, por edhe atyre që e pëlqejnë publicistikën me tema mjedisore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …