leoni

Donald Lu

Donald Lu: Derisa populli kërkonte reformën para Kuvendit polikanët kalonin para tyre me mercedesë e BMW të zeza

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i konsideron beteja hapat e zbatimit të reformës në drejtësi.  Qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre që është një histori krejt më vete dhe me dhjetëra ligje të tjera që janë në planin e punës kolosale për këtë reformë. Çdo hap do të jetë një betejë. Reformë pa betejë nuk ka dhe për më tepër një reformë si kjo as nuk mund të imagjinohej ndryshe nga çhoqem dhe jam i sigurt ç’do heqim akoma”, tha kryeministri Rama. Ndërkohë ambasadori amerikan Donald Lu, ka deklaruar se e gjithë reforma i përket shqiptarëve dhe jo politikës.  U mblodhën sërish përpara Kuvendit, në pikë të diellit, duke brohoritur për reformën përpara Kuvendit ndërsa Mercedesët dhe BMË-të e zeza, me ajër të kondicionuar të politikanëve, kalonin para tyre. Ata ishin pensionistë, studentë dhe shtëpiake. Kërkonin diçka shumë të thjeshtë, drejtësi”, u shpreh Ambasadori Lu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …