Donald Trump zgjodhi këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare, z. John Bolton, kundërshtar i pavarësisë së Kosovës

Donald Trump zgjodhi këshilltar të ri të Sigurisë Kombëtare, z. John Bolton, kundërshtar i pavarësisë së Kosovës

Kryetari amerikan, Donald Trump ka zgjedhur z. John Bolton, këshilltar të ri të  sigurisë kombëtare. Ky është këshilltari i tretë të cilin e ka përzgjedhur Trump në këta 14 muaj prej kur u  zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë. Bollton është i njohur  ndër të tjera, për shkak të kundërshtimit që i ka bërë 10 vjet më parë  njohjes nga Amerika të pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në lidhje me ndryshimet e fundit në krye të administratës së Shteteve të Bashkuara kujton kohën kur Bollton  ishte shprehur kundër pavarësisë por nuk i di qëndrimet e tij të tanishme. Pikëpamjet e Boltonit për Kosovën ndryshojnë shumë nga ato të zakonshme në administratën amerikane.

Këshilltari amerikan i Sigurisë,  John Bolton mendon se  e vetmja mënyrë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, është vazhdimi i negociatave, por shton se kjo   nuk ka ndikuar në vendimin e njohjes së parakohshme të pavarësisë së Kosovës. Bolton në një intervistë për “Zërin e Amerikës” thotë se është pothuajse e sigurt që Kosova do të ndahet, pasi  zonat që janë  kryesisht të populluara nga serbët të jenë të orientuar drejt Serbisë. Megjithatë edhe  kjo nuk zgjidh çështje të tjera, të tilla si të drejtat e  serbëve dhe të grupeve të tjera etnike që mbeten në Kosovë, kishte thënë ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara. Bolton, në një intervistë në vitin 2008, po kështu kishte thënë se simpatia e Perëndimit për të njohur pavarësinë e Kosovës ka komplikuar zgjidhjen e drejtë të shumë çështjeve të rëndësishme, sepse shqiptarët e Kosovës vazhdimisht besojnë se rezultati do të jetë i  favorshëm për ta dhe do të arrijnë qëllimin,  gjë që edhe  ka ndodhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. (Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …