Dorëheqje të njëpasnjëshme në Lëvizjen Vetëvendosje pas largimit të ish-kryetarit Visar Ymeri

Dorëheqje të njëpasnjëshme në Lëvizjen Vetëvendosje pas largimit të ish-kryetarit Visar Ymeri

Vetëm një ditë pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, dha dorëheqje prej pozitave drejtuese të partisë, postet udhëheqëse gjatë ditës së djeshme i lëshoi edhe deputetja tjetër e këtij subjekti, Shqipe Pantina. Dorëheqjet e njëpasnjëshme prej pozitave brenda partisë nisën të vijnë pas shpërfaqjes së problemeve të brendshme, pikënisjen e të cilave e shënoi publikimi i disa bisedave private mes deputetëve, ku deputetja Aida Dërguti shihej ta ketë ofenduar ish-liderin, Albin Kurti, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Vetëm tri ditë pas publikimit të bisedës Dërguti ishte dorëhequr nga të gjitha pozitat drejtuese të partisë. Ndërkohë, në shenjë mospajtimi me ndodhitë e fundit të njëjtin veprim në fillim të kësaj jave e bëri edhe Visar Ymeri, i cili deri atëherë ishte në pozitën e kryetarit të partisë. Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, pos Pantinës, dorëheqje dha edhe anëtari i Kryesisë së “Vetëvendosjes”, Zgjim Hyseni. Deputetja Pantina, ka konfirmuar dje për gazetën “Zëri” se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese të partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …