Prof. dr. Hakif Bajrami

Dr. Hakif Bajrami: Tri heroinat shqiptare: Shote Galica, Marie Shllaku dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci

(Kumtesë e lexuar në tryezën shkencore në Vushtrri kushtuar SHOTE GALICËS)

Femra shqiptare tradicionalisht ka kryer detyra patriotike, që me personalitetin s saj, me aftësinë për të luftuar krah për krah me burrat, ose në rolin e dëshmisë me inteligjencë brilante, i ka siguruar historisë famë, kombit respekt dhe njerëzimit admirim. Në këtë piedestal kuptohet se NENE TEREZA është dhe mbetet lavdia kulmore e kombit shqiptar.

SHOTE GLICA (1897-1927 )

Ka shumë femra shqiptare që para kësaj heroine e meritojnë lavdinë, por Shote Galica prapë mbetet një kokë më lartë në fronin e luftës speciale për liri, sepse tani, në kohën e saj jo i tërë kombi por mbi gjysma ishin nën robërinë sllave, të një mbretëria që ishte krijuar në sallonet kryqëzatë të Versajit. Aty trojet shqiptare do të copëtohen në shkallën ma të egër. Dhe kundër kësaj egërsie evropiane do të ngritet Shtote Galica me burrin e saj Azem Bejtë Galicën, një promotor i pavdekshëm edhe për luftërat çlirimtare që do të do pasojnë. 1 (1. AJ. S. 14. “Biografia jedne amazonke, koja je nasu vlas stavila u poziciji svgrnute glave 1924”).

 Shotë Galica në dokumentacionin e pushtetit gjakatar të Mbretërisë SKS, vijëzohej si: “Një “zanë” që nuk  e merr plumbi, si një bukuroshe që më shumë i ka hije pushka e lirisë dhe vesha kombëtare e meshkujve se sa fytyra e Monalizës” .Për burrin e saj ishte përgatitë plani “ që të vritet , t` i nxirret zemra dhe atë ta hanë 9 oficerë serbianë, për të lindur trima drangojë si Ai-Azemi”.2(2.AJ. S. 38.”CPB” –Konstatim i popit Dinisije më 1924, nga Kisha e Deviqit dërguar Nikolla Pashiqit në Beograd).

Shotë Galica portretizohet nga agjentet civil dhe ushtarak të Seksionit CPB (Centralni Pres Byro-Byroja Qendrore e Shtypit) serbian se në Shqipëri po deshmohet si të ishte Nënë e 9 “jugoviqëve”, në përkujdesje të fëmijëve jetimë prindet e të cilëve janë vrarë në luftëra të përgjakshme me njësitet tona speciale, për luftë guerile. Agjentëve të pushtetit të M. SKS u ishte plotësuar dëshira sepse pushteti i Tiranës nuk po tregonte një interesim për shëndetin e Shotës në fillim të vitit 1927. 3.(3. AJ. CPB-38, s. pov nr .28/ 1927).

Në dokumentet e pushtetit okupator SKS Shote Galica cilësohet se gjatësia e jetës saj ishte gjithnjë në luftë për çështjen kombëtare. Në rini ishte edukuar në odën e burrave, në pjekuri rinore nga prindet ishte kepërdorë pozita e saj si femër dhe e kishin planifikuaar të bëhet “nuse katundi” në Kerrninë të Dukagjinit, fshat ky që ishte djegur deri në themel tri herë sepse preja atij lokaliteti kishte dalë krye luftetari i lirisë për atë trevë patrioti Nak Berisha.

Shote Galica ishte dashuruar me kohë në Azem  Galicën dhe atij do t` i qëndroi besnik deri në vdekje. Shote Galica në dokumentet e kohës cilësohet si humaniste sepse kishte gjerësi shpirtërore për t` i ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë. Në shumë raste ajo ishte edhe infermiere. Mjafton ta shënojmë rastin se kur u plagos Dan Doroci, ajo ia dha ndihmën e parë. E Dan Doroci ishte çmuar nga pushteti si vrasësi i 95 xhandarëve serbianë,prandaj plumbi për ta vrarë atë çmohej në 10 000 dinarë të kohës. Shote Galica, nga karakteri çmohej në situatat ma të vështira si një amazone e përmabjtur dhe e qetë, ku mbi të gjitha shfaqej guximi i pakrahasuar i një femre të jashtëzakonshme shqiptare. Po, në dokumentet do të gjejmë në armatimin e saj pushkën dhe revolën, për t` u mbrojtur nga afërsia por edhe për të bërë atentate mbi drejtuesit e xhandarmërisë. Lartësia e saj në detyrë do të shihet se Shota e armatosur me pushkë të gjatë për të luftuar me ushtrinë nga largësia. Municioni i saj ishtë për luftë speciale. Gjithnjë me veti mbante edhe një palë gërshërë të çelikut, një fashë të pshtjellur me një pëlhurë të bardhë në shumë mbështjellje.

Shote Galica gjithmonë si nuse mali ishte në lartësinë e  detyrës për t` i ndihmuar shokët e luftës, për ta çliruar një pjesë të kombit nga robëria. Dhe kurrë nuk mund të gjendet ndonjë dokument se ajo është sjellë keq me femrat e armikut, madje edhe me zënunit robë, ose të i ngacmojë me fjalë të plagosurit e tyre.

Ata e kanë pasë kujdesin e lartë njerëzor deri sa janë dorëzuar “Kryqit kuq” ose eprorëve të armikut për këmbim të ndonjë familje të Qetës shqiptare që ishin dërguar në Kampin  e Nishit sië është fjala me Familjen e Ramë Vlasës, e cila u lirua në këmbim të tre kryexhandarëve serbian (njeri i Kerpimheut, tjetri i Orllanit e i funit i Lluzhanit, me kusht që mos të merren ma m eatë zanatë vrastar). 4(4. AJ, Uput za likvidaciju kaçkaçkih bandi 1924, në Koleksionin “ “Arhivalije”).

Shote Galica jetoi vetëm 32 vjet. U varros nga bashkëluftëtarët në Fushë Krujë. Aty  e ka një përmendore që ia ngriti pushteti i Enver Hoxhës. Aty është edhe një shkollë e mesme me emrin e saj. Por demokracia popullore nga vitit 1991 në tërësi e ka dytësuar rolin e saj kombëtar prej heroine që e patë shpallë, prapë pushteti i para vitit 1991. Tani flitet e përflitet se eshtrat saj duhet të sillen pranë varrit të Azemit në Galicë. Por, si historian  e kam një porosi kur të hapet varri i Saj. Kujdes, një dorë do t` i gjeni të drejtuar kah Kosova e dorën tjetër kah Çamëria. Kur do të ndodhë ajo ceremoni nuk është me rëndësi, por në atë varrë  e ka edhe një porosi, se “nëse ma hapni varrin kujdes: aty do të i gjeni tre eshtra të mi si lapsa, aty do ta gjeni tërë pjesën e Zemrës sime që është kthyer në Abetare”. 5(5. Nga Romani i pabotuar: Shote Galica edhe e vdekur, është e gjallë për jetë  1969”).

Nga dokumentacioni për Shotën dhe Azem Galicën është ruajtur fotografia e bërë në Shkodër nga fotografi i studios “Marubi”. lidhur me këtë Ajet Haxhiu shkruan: Shotën e “zbukuron bashkimi i harmonishëm i hijeshisë së nuses shqiptare me veshjen burrërore dhe pushkën si pjesë të pandarë të trupit, të jetës së bijve…Në krye ajo mban kësulën  e bardhë, të vënë në atë mënyrë që të mbulojë flokët e zinj e të mbledhur gërshet mbrapa qafës.

Kësula e bardhë shqiptare në krye të Shotës, si bora maje bjeshkëve, plotëson edhe më mirë kuadrin e trimërisë e të qëndresës. Ne gjithmonë e krahasojmë me shkëmbenjtë legjendarë të fortë, që s` i tund asnjë rrebesh. Shota ka fytyrë të ëmbël, ballë të pastër e krenar dhe sy, vetulla, e qepalla të zeza. Në sytë e saj duket sikur pasqyrohet gjithë trimëria e tragjedia e Kosovës. Në trup, në vend të fanellës, ka të veshur një mitan të zgjedhur mitan pambuku të zi e të qëndisur. Përsipër tij, në kraharor, ka fermenin karakteristik, që e veshin burrat ma të bëshëm. Në vend të vaxheve me rruza, në qafë i varën qostekët e një sahati xhepi, në vend të kollanit të argjendtë të nusësrisë, në brez ka një rethatore fishekësh dhe dy shoka të përdredhura, të cilat ia ngushtojnë trupin.ty qëndron me grykë të rrasur një (revole) nagant, një gjarpërushe e zhveshur dhe e gatshme, që vezullon me dorzën e qendisur me argjend. ..Tirqit e galëm me shumë fije gajtani e këpucët, që nëpër male i zëvendësonte me opinga prej lëkure, plotësojnë edhe më mirë tiparet burrërore të Shotës. .. Në fotografi Shota ka vendosur njërën dorë mbi krahrorin e Azemit e tjetrën dorë mbanë pushkën  të gatshme për çdo armik që ia robëron atdheun.6.Ajet Haxhiu, Shota dhe Azem Galica, Tiranë 1982, f.156/8)

MARIE SHLLAKU (1922-1946)

Marie Shllaku në dokumentet e kohës përshkruhet (1922-1946) si nxënëse e devotshme e At Gjergj Fishtës. Deri më 1939 Maria do ta lexojë Lahutën e Malësisë dhe publikimet tjera duke u avancuar dhe burrëruar në një femër shqiptare që është e gatshme në çdo kohë të flijohet për Shqipërinë etnike. Për ta kuptuar orientimin e saj më thellë do të pranojë një kohë të vejë kontakte me shërbimin inteligjent italian që quhej SIM. Nga observimet e këtij shërbimi do ta kuptojë shumë shpejtë se italianët janë në Shqipëri për dy çështje: ta okupojnë tokën shqiptare dhe atë ta shfrytëzojnë në çdo aspekt. Me vërtetimin e kësaj hipoteze, e kuptojë se një orë e më parë duhet të largohet nga “ujërat e zeza koloniale italiane”, si e quan ajo veprimtarinë e saj deri më 20 maj 1941, kur e kuptoi se Musolini po i zgjeronte spirancat edhe në ish Vilajetin e Kosovës, por jo të tërin. 7(7. AJ. Arkiva e Nediqit 1941-1944, “Albanski iridentizam” , 1941/2). Maria deri më 1943 do të punojë në afirmimin e çështjes kombëtare duke u vu në kontakt politik me shumë personalitete ushtarake dhe civile italiane dhe shqiptare. Me kapitullimin e Italisë, Maria do të rekrutohet nga shërbimi inteligjent gjerman në Zyrën e Xhafer Devës, në cilësinë e sekretares sepse i njihte disa gjuhë të huaja, ndër to edhe gjermanishten. (Po aty-Biografia e Xhafer Devës deri më 1944). Maria deri sa ishte në pozitën e sekretares do ta themelojë Organizatën “LOKE-Lëvizja e Organizatës së Kosovës Etnike”.8(8. AK. Fondi Gjyqi i Qarkut Prizren, Viti 1946, Gjykimi i Marie Shllakut, “Dosja e hetimeve dhe e gjykimit që iu bë nga pushteti  komunist).

Gjerësia operacionale e Maries vlerësohet nga qarqet e larta gjermane si një “magjistare në përfitimin  e armiqve të përbetuar”. Për ka karakteri vlerësohet se ishte e pathyeshme në çdo situatë. Lidhur me këtë, Maria e kishte zbuluar se Pajazit Boletini e “urrente Xhafer Devën, për shkak të animit tij të pafre kah qarqet gjermane, të cilat nuk ishin miq të sigurt të shqiptarëve”. Maria në zyrën e Xhafer Devës kishte zbuluar se ky personalitet kishte mbajtur lidhje miqësore me shumë “banditë dhe vrasës shqiptarë që kishin arritur të avansohen në komandir stacionesh të xhandarmerisë në Zonën okupuese gjermane, deri sa Xhaferi ishte Prefekt i Qarkut të Mitrovicës.9

(9. AJ. Arkivi i M.

Nediqit, për vitin 1942-Xhafer Deva i saradjna sa çetnicima D. Mihajloviqa u reonu Raske 1941/2) Gjatësia si veprim në fushën e moralit dhe karakterit për Marie Shllakun qarqet gjermane kishin një diagnozë: se për 24 vjet jetë i kishte mësuar 5 gjuhë të huaja. Prandaj ishte e mundur që të hynë në çdo aventurë dhe të dali prej saj si fitimtare. Por, Maria në çështjen humane ishte shumë e ndjeshme sa që ajo vlerësohet se “ma së miri do të ishte të bëhej murgeshë”. 10(10. Analizë e karakterit saj nga Konstandin

Pllavshiqi më 1944)…..

Lirisht, për Marien mund të thuhet se jetën ia kushtoi Kosovës, ndërsa gjakun i fali Shqipërisë. Deri sa Nora Kelemndi dhe Shotë Galica cilësohen si heroina që ishin bërë të njohur me luftë të armatosur kundër okupatorit, Marie Shllaku  del në logun e historisë shqiptare edhe si luftëtare edhe si stratege, por shumë më tepër si politikane promotor, që i bashkon kundërthëniet e përgjakshme ndër shqiptare.

Dihet se deri më 23 XI 1944 Kosova dhe viset tjera shqiptare që ishin “destinuar” të mbesin nën robërinë e Jugosllavisë, po thuhej se e kishin epilogun e “aktit të kryer” me vendosjen e diktaturës ushtarake më 8 shkurt 1945, pikërisht katër ditë para Mbledhjes së Krimesë (12 shkurt 1945) ku Cherchilli, Ruzvellti dhe Stalini vendosen fatin e Ballkanit dhe jo vetëm të kësaj treve, në viset e robëruara shqiptare ishte bindja se nuk jemi çliruar, përkundrazi kishte pasuar një ri okupim. Prandaj do të krijohet me kohë forca ushtarake për t` i bërë ballë okupimit serb të Kosovës me këto njësi të armatosura si: Kosova me 400-600 ushtarë; LLapi me 300-400 ushtarë; “Nazim Gafurri me 300-400 ushtarë dhe “Pazari i Ri” me 200-300 ushtarë. Në krye të kësaj force që duhej ta ruaj kufirin dhe të pengojë luftën qytetare do të ndikojë edhe Organizata “Besa e Shkodres”, pastaj Komiteti NDSH.

Organizata indipedente nacionale. Në proces do t` infiltrohen në këto organizata edhe “Legalistët” të drejtuar nga Ndoc Çoba, Ballistët të drejtuar nga Mithat Frashëri, Indipedentët të drejtuar nga Gjon Marka Gjoni, dhe “Kosovarët” të drejtuar nga Prof. Ymer Berisha. Dhe për t’i mbrojtur viset veriore shqiptare nga invadimi sllav do të krijohen edhe këto forca: “Vala e Drinit” e drejtuar nga Marka Gjoni, Vala e Fanit e drejtuar nga Nikoll Mëlyshi, Vala e Matit e drejtuar nga Ndrec Shkurti dhe Vala e Kosovës e drejtuar nga Ymer Berisha. Këto forca do të drejtohen nga aspekti strategjik ushtarak nga Ushtria Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga: Kolonel, Qazim Komini, Kolonel, Fuad Dibra, nënkolonel Shefqet Shkupi, Idriz Gjilani, Sylë Zarbinca, Jahja Fusha, Adem Voca dhe Ymer Berisha me Aqif Blytën. E vërteta Marie Shllaku ishte shndërruar në një memonzinë shqiptare. 11(11. AVIIB, Albanske vojne organizacije tokom 1944/45, za odbranu Kosova i njohovih aspirativnih delova do Novog Pazara e Ohrida, d. s. poz. Obrada prostiranja delatnosti albanskih operacionih snga van domashja NOB  Albanije i Kosova).

Marije Shllaku ishte para së gjithash politikane e tipit social demokratik, por që e përshkonte edhe ndjenja e humanistes së përkryer. Po të pyetej ajo nuk do të vritej asnjë kundërshtarë politik dhe ushtarak shqiptar. Të gjithë i ëndërronte në një front të çlirimit të tokave shqiptare që ishin vijëzuar në kohën e Rilindjes

Kombëtare. 12(12. AVIIB, Marrja në pyetje e Marijesë nga operativistët e OZN-ës në Prizren më 1946, dy muaj para pushkatimit). Agjentet e regjimit i vënë në kurth Marie Shllkaut Deri sa Shota është në gjendje ta vras komandantin e xhandarmërisë në karrigen e tij në zyre, Maria nuk mundet ta vrasë partizanin që kishte shti në te dhe qetën e saj por donte ta fali sepse ishte djalë dëshiri. Partizanin e pushkaton Nazmi Kursani duke krijuar bindje se është një “ballist” i pashpirt, që vret partizan dhe nuk kursen askend. Maria e kundërshton, por e paguan humanizmin me kohë sepse Nazmiu ishte një konfident i OZN-ës që ishte infiltruar në radhët e nacionalistëve me detyrë. 13.(13.AVIIB. “OZN-a i Albanske vijne jedinice protiov NOP-a na Kosovu 1944/45, rikrijim i ngjarjeve më 1946).

Nazmi Kursani ishte agjent i OZN-ës dhe kishte arritur ta zbulojë tërë Shtabin për Mbrojtjen e kufirit të Shqipërisë Vjetër. Sipas Maries, Komandant i Mbrojtjes së kufirit Shqipërisë së Vjetër (Shqipëria Kontinentale) ishte koloneli, Qazim Komoni. Kufiri i Shqipërisë së Vjetër ishte i ndarë në disa sektore që i zbulon Maria agjentit OZN-ës, Nazmi Kursanit.

Sektorin e parë e komandonte në vijën Strugë –Tetovë-Shkup-në komandën

e Fuad Osmanit. Në Batalionin e parë komadonte Jusuf Gjylberaj; me

Batalonin e dytë komadnonte Sulejman Malaj nga Tepelena; me Batalionin e

tretë komandonte Isan Huti nga Elbasani-të gjithë oficerë të karrierës.

Sektorin e dytë në vijën kufitare etnike: Kumanovë- Jabllanicë-Gallap e

drejtonte kapiten Shefqet Shkupi. Me batalionin e parë komandonte Abdyl

Dura, me batalionin e dytë komandonte Idriz Gjilani, me Batalionin

e tretë komandonte Sylë Zrbinca.

Sektorin e tretë në vijën kufitaare

Prapashticë-Vsilefc-Merdar-Perpellac- Veriu i Shalës së Bajgorës-Zveqan e

drejtonte Ahmet Selci. Me batalionin  e parë komandonte Hysen Gerdofci,

Ramë Maçastena dhe Rrahim Ratkoceri; me batalionin e dytë komandonte

Jahja Fusha, Lam Bajqinofci. Me Bataloonin e tretë komandonte Adem Voca dhe Bislim Bajgora.

Sektorin e katërt në vijën kufitare Zveqan- Senicë-Rozhaj-Plavë-Guci-Tivar e drejtonte Ymer Berisha. Me batalionin e parë komandonte Aqif Blyta –oficer i shkolluar në Perandorinë Osmane.

Me Batalionin e dytë komandonte Emrush Miftarai, me batalionin  e tetë

komandonte Ibrahim Lutfiu. Me batalonin e katërt komandonte Sefedin

Begu, Zhuk Haxhia dhe Xhevat Begu (nga Lugina e Ibrit deri në Tivar).

Nazmi Kursani me detyrë kishte hy në njësitin luftark të NDSH dhe e

kishte zbuluar tërë ekipin ku bënte pjesë edhe Marie Shllaku. Maria në

moshën 24 vjeçare do të qitet para gjyqit komunist dhe pas një torture

disa mujore në hetime nga xhelatët shqiptarë dhe serb, do të dënohet

me vdekje –pushkatim (1946). Sipas dokumenteve del se në rastin e

pushkatimit aty ishin: gjykatësi, drejtori i burgut dhe prokurori. Të

gjithë, me përjashtim të atyre ushtarëve që ishin të radhitur për

pushkatim, Maria do t` i pështyjë. Do të varroset diku në konfidencë,

pa iu zbuluar varri kurrë. Dhe deri sa Shotë Galica dihet se vdes nga

sëmundja në një gjendje mjeruese pa asnjë ndihmë shëndetësore nga

pushteti i Zogollit në korrik 1927, Maria vdes e patundur duke

brohoritur me rastin e pushkatimit: “Rrnoftë Shqipnia, Lokja jonë e

madhe dhe e pavdekshme. Poshtë tradhtarët e popullit që i shërbejnë

okupatorit serbian si qentë zotnive”!14(14. AK. Dosja Marie Shllaku”

në Fondin Gjykata e Qarkut Prizren 1946).

XHEVË KRASNIQI – LLADROVCI ( 1955-1998 ) SI  SHOTE GALICA

Deri sa lufta e Shotës dhe Maries marrin fund me humbje, lufta e Xhevës dhe legjendarëve të UÇK-ës së Adem Jasharit mbaron me fitore të plotë mbi armikun. Fitorja është aq më e drejtë dhe e pranuar kur Kosova falë kësaj lufte më 17 shkurt 2008 e shpallë pavarësinë, të cilën deri më 2017 e kanë pranuar 117 shtetet të botës, me perspektivë që ky numër të rritet sikurse fama e luftës së UÇK-ës legjendare, sikurse fama e Adem Jasharit-Legjendarit. 15 (15. Biografia e Xhevë Lladrofcit në “Feniksët  e Lirisë”, libri nr. 4).

Xhevë Lladrovci ishte gjithmonë e influencuar nga poezia e Mitrush Kutelit , Sulm e lot. Jo vetëm nga kjo poezi, Xheva në veprimtarinë e saj arsimore vërehej se admironte Esad Mekulin dhe vargnimin e tij social-patriotik: “Për ty”. Xheva është bija e arsimatrit patriot Abdyl Krsniqit, që më 1972 u lëshua 72 metra nën dhe, në një shpellë të Drenicës dhe i nxorri eshtrat mortore të Azem Galicës. Në atë kohë kjo ndodhi ishte lajmi i parë dhe kudo flitej me admirim se si bashkëluftëtarët e Azemit e kishin mbajtur të fshehur aktin  e varrimit, gjithnjë për mos me u ra në duar kufoma e Komandantit të Kryengritjes shqiptare për çlirim nga Mbretria SKS 1918-1924. Xheva në edukimin e saj vërehet me të gjitha veprimet se e admironte Shote Galicën, prandaj i qëndroi burrit pranë në luftën çlirimtare të Kosovës, për të mbetur në histori si një heroinë e paharruar. 16(16. VUS 1972, Nebil Duraku, Grob 72 metra ispod zemlje, fotokopje).

Gjatësia e veprimtarisë nga bankat e shkollës do të mësojë se Shote Galica ishte një heroinë. Në familje do ta forcojë bindjen se çdo veprim i Shotë Galicës ishte legjendar në vetëdijesimin e kombit në luftë për liri. Lidhur me këtë Xheva do të regjistrohet pas përfundimit së shkollës mesme në Fakultetin e Filologjisë-Gjuhë dhe letërsi shqipe.

Do provojë edhe Fakultetin Juridik, atëherë kur Fehmiu ishte i dënuar 10 vjet burg për veprimtari atdhetare. Posa kryen fakultetin punon në Shkollën “Luigj Gurakuqi” në Kijevë. E martuar do ta shoqërojë burrin në luftimet në Kroaci dhe ps një kohe do të vendoset në Gjermani si azilante. Ndërsa më 6 maj 1007 me shumë shokë e shoqe do të i bashkohet UÇK-ës. Më 11 mars 1998 nga Shqipëria do ta kalojë “kufirin” dhe do të vendoset në Rezallë.

Gjerësia e inkuadrimit në luftën çlirimtare do të zgjatë deri më 22 Shtator të vitit 1998 kur  bie në luftë duke luftuar si heroinë-motër e Shotë Galicës. Lartësia në edukimin e gjeneratave të cilat i arsimonte me përkushtim prej pedagoges.  Me Xhevën ishte kënaqësi të punosh dhe të mësosh sepse ishte bija e atdhetarit Abdyl Krasniqi (poet dhe veprimtar), plus ishte arsimuar nga letërsia atdhetare e Fishtës, Naimit,  Filip Shirokës, Asdrenit, Esad Mekulit, Ali Podrimës, Dritëro Agollit e shumë shkrimtarëve tjerë. Prej të gjithë profesorëve më së shumti Xheva kishte mësuar, sidomos kulturën e leximit kritik nga Prof Hasan Mekuli.16 (16. Hulumtim i biografisë nga bashkëluftëtarët e gjallë).

Përfundim

Të tria e kishin jetën fillim e mbarim jetën patriotike, karakterin human sepse nuk ushqenin urrejtje për asnjë racë, asnjë komb, asnjë civilizim. Ishin të bindura se kombi i tyre e meriton pavarësinë. Të tria jetuan në kohë të ndryshme , por që gjithmonë menduan, folën dhe vepruan për kauzën e lirisë. Shota krijoi famë me trimëri dhe luftë krah për krah me Azem Galicën. Babai i Shotës nuk mund të ishte jashtë rrjedhave të kohës. Provoi të mbetej në ato rrjedha dhe e fejoi Shotën pa dëshirën saj në një familje bujare. Por, historia kërkoi nga Shota dhe Azemi krijimin e një historie homerike, të pashlyer dhe të paharruar ndër breza, që të mbetet shembull për dashuri, për atdhe, për humanizëm që ia imponon njeriut kultura civilizuese arbërore. Shota nuk merrej me politikë por ishte e orientuar ta përkrahë Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në të gjitha nivelet dhe udhëzimet.

Marie Shllaku krijoi famë si politikane, luftëtare dhe femër që të gjithë luftëtarët  e lirisë i quante vëllezër. Deri sa Shota ishte e pushkës dhe jetoi 32 vjet , Maria ishte e shkolluar. I njihte pesë (5) gjuhë të huaja dhe për moshën që kishte (24 vjeçare) ishte një fenomen i kohës. Maria ishte anëtare e denjë e NDSH që u mor edhe me luftë çlirimtare te të gjitha trevave shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës në mars e prill të vitit 1981

Protestat dhe demonstratat e Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënojnë fillimin e ndarjes definitive …