Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Dr. Hakif Bajrami: “Visikat” turke dje vizat evropiane sot peshojnë rëndë mbi kurrizin e shqiptarëve të Kosovës

Më 1957 afro 27,2% e popullsisë Kosovës jetonte në varfëri të skajshme. Me gjithë atë shpërngulja dhe “vesikat” për shpërngulje disi ishin bërë shpresë se diçka do të ndryshojë nga ajo gjendje ekonomike për 85% të popullsisë, e cila duhej të jetonte me sintagmën se “të gjithë janë të barabartë në varfëri”. E kasta e burokratëve totalitar jetonte jetë pashallarësh. Tani, më 2018 afro 41% e popullsi e Republikës Kosovës jeton buzë varfërisë së skajshme, edhe pse sipas elitës politike “të gjithë duhet të janë të kënaqur, sepse drejtuesit e tyre janë milionerë edhe pse me të drejtë tani nuk është e ndaluar të jesh I pasur, por ajo duhet të objektvizohet. E objketivizimi i të varfërve (afro 87% e popullit nuk është e sigurtë në punë, nuk ka sigurim social, nuk ka punë shoqërore dhe private sa kërkon ai 87 përqindëshi dhe dalja nga kjo gjendje kërkohet në HIKJE MASIVE NGA SHTETI. Prandaj vizat po propogandohet se janë shpresa e të varfurve dhe të uriturve, e atyre që kanë bërë vetëvrasje dhe atyre që nuk gjejnë rrugdalje. Si është e mundur që nja 9-10% e popullsisë jeton në lluks të skajshëm, ndërsa ajo shtresë e lluksit është më e zëshmja që duhet të japim tokë për viza. E sa vlen ajo tokë e s aka vlerë ajo nëntokë, batakgjinjët në pushtet nuk janë kah llogarisin. A nuk I përngjan kjo sintagmë ogurzezë kohës së vitit 1989 kur disa lakej uluronin: “ me ndryshimet kushtetuese nuk humbim asgjë”. E shtrohet pyetja ku jeton byrokracia jonë fund e krye e korruptuar?. Ka Zot, pork a edhe gjyq të histories që do t` I ëlason atje ku e kanë vednin, në plehun e historisë. Po ata mednojnë se janë “shpëtimtar”. Të shohim.

Qytetarët e Kosovës janë në pozitë “kritike” duke u marrë qe katër vite me fenomenin e vizave, të cilat BE I ka kushtëzuar me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, të cilit shtet duhet t` I falet tokë. Ky kusht I ratifikimit, është një rrenë ordinere, sepse pesë shtete të BE-së, Republikën e Kosovës nuk e pranojnë. E vërteta, në anën tjetër, Mali I Zi ka probleme kufitare me Kroacinë në det dhe në tokë (Prevllakë).Por për këto shtete as që është përmendë në ndonjë forum të BE-së çështja e rregullimit të kufijëve Kroaci-Mali I Zi.

Në titull e theksova pa kurziv nocionin “vesika”. Është fjala për një smundje infektive që ishte inicuar nga qarqet e UDB-ës jugosllave, pas Marrëvesjes Xhetelmene Tito-Kyprili në Split më 1953, për DEPORTIMIN e shqiptarëve në Anadoll. Në fakt, kjo marrëveshje ishte një lloj ratifikimi ilegal i Konventës Jugosllavo Turke nga viti 1938, kur shqiptarët do të detyroheshin për t` u shpërngulë, sepse po I “kërkonte Republika e Turqisë”. Pra, me 1938 për shqiptarët e pambrojtur mbaron etapa e DEBIMIT nga Mbretëria Jugosllave. Por nga vitit 1938 deportimi ka kuptim shekncor, se Jugosllavia ma nuk është “fajtore”, por strehuese e shqiptarëve (turqve”), që nuk ishin ndier kurrë të till sepse nuk edinin asnjë fjalë turke. Nga viti 1953 e deri më 1966 në viset shqiptare të okupuar nga Jugosllavia mbretëronte një EPIDEMI e dhunës. Në dasmë, odë, xhami, kafene, apo të pame, tubim qytetar etj., çështja e “vesikave” ishte bisda e parë dhe e fundit. Ai që I merrte vesikat, nëse në pashaportë I shkrruante me numra dhe me fjalë se sa do të qëndrojë pala qëndrim në Turqi, atëherë kjo formë e përshkrimit ishte shenjë që poseduesi I vesikës nuk mund të kthej ma kurrë në vendlindje. Krejtë dryshe është situate me vizat evropiane. Por edhe në rastin e pare edhe në rastin e dytë shqiptarët po detyrohen të paguajnë “haraq të dyfisht”, demon e të cilit do ta peshojë koha pas dhjetë vitesh, kur kjo gjenreratë e politiknëv dorëlirë për falje territory nuk do të mbesin në funskione. Atëherë do të fillojë hetimi dhe penalizmi I tyre, por ecenca e penalizimit do të mbetet çështje insufiencale ose atrofi biografike.

 Familje të tërë (1953-1966) e lerënin bagëtinë dhe pasurinë për të i paguar agjentët e Beogradit (advokatët), për t` I sigurar “vesikat”. Sipas dokuemnteve që I kam hulumtuar gjatë viteve 1978-1982 në Shkup, para se të fillonte “kolera” vdekjeprurës për shqiptarë, më 1953, për shpërngulje në Anadoll, aty vepronin vetëm 9 (nëntë) advokate. Por  më 1960/65 në këtë qytet (deri më 1965) si ma I madhi lokalitet shqiptar, vepronin 129 advokatë, kryesisht serbë dhe pjesërisht maqedonë. Kishte raste, sidomos më 1957 kur në një “vesikë” hynin deri në 137 antar të “familjes”, ose i tërë fashti. Tjetër çësjtje është a janë shpërnguluar të gjithë.Kështu, nepër komuna ishin vënë në veprim shumë agjentë paguar nga Shtabi I Rankoviqit. Po ishte krijuar edhe fronti tjetër nga  ata që punonin n` emër të “dinit dhe imanit”, për t` u “rahatuar në vendin ku çdo lokalitet ka xhami”. Nuk propoagndonin këta ogurzi se a kanë ato lokalitete shola shqipe. Me fjalë të tjera propaganda dhunuese e komploteve dhe krimeve të UDB-ës, po merrte përmasa të një epidemie shfarosëse. Nga dhuna shtetërore, deri më 1966 nga konzulltat dhe mabasadat e Turqisë u kërkuan dhe u lejuan 415 137 “vesika”. Shtabi I Rankoviqit, sidomos më 1957 i fërkonin duartë se: “Jugosllavia do të sllavizohet e tëra për një kohë fare të shkurtër”.

ÇKA THA MULLA HAJRIZ BLLACA NË DUMNICË TË LLAPIT më 1956?

Mulla Hajriz Bllaca në Dumnicë të Llapit e mabjti më 1956, një ligjeratë në oborrin e xhamisë. Në mes tjerash ku ishin nja 3000 pjesëmarrës, Hoxha famlartë tha:”Xhematë I nderuem, santé të gjithë shpirtat, trupat e të cilëve kanë vdekë, zbresin në ish vartat e tyne. Ata pasardhës të shpirtave sot, që i lëshojnë vatra e veta, ata shkojnë (vdesin) pa imanë, sepse i kanë tradhtue paraardhësit dhe do të tradhtojnë gjithëmonë. Mos I tradhtoni ma se ky truall asht I joni, kjo tokë asht e jona”.Po, isha i pranishëm si fëmi në atë eviniment, për kuriozitet. Ary i kam ndier, të pranishmit, pas ligjeratës së hoxhës, pra të gjithë ata që ishin të piekur në moshë duke thenë se: “Me asnjë çmim, nuk do t` I lëshojmë shtëpitë tona. Ska shpërngulje, ska vesika!. Shumë prej tyre e thonin edhe këtë:I kam nxierr vesikat, por posa të shkojë në shtëpi do ta çkyej. Nuk ja la vendin tim askujtë ma. Dhe ai fjalim kishte rendësi ma të madhe se çdo propogandë e UDB-ës,dduke thën se: “Në Turqi çdo gjë shkelqen”. Atëbotë disa injorantë të shitur për para, kalironin nepër çdo lokalitet, duke propoganduar se: “prej sot lejohen vesikat. Pas tri ditësh uluronin: u mbyllë dera, nuk jipen ma vesikat”. Natyrishtë, këtë e bënin për të sigurauar efektin pas një jave apo një muaji me thirrjen, zakonisht në ditët e pazareve dhe nepër xhamia: “U çel deria, po jepnin vesika”!.Dhe kështu kjo epidemi zgjati deri më 1966. PO sot ku jemi?

A PO PËRSERITET HISTORIA DHE DIKUSH PO E LUAN RROLIN E ISH UDB-ës më 2018?

Sot nuk e besojë se Mali I Zi pas ratifikimit, duke marr para sysh pozitën që ka pushteti, në të atdhmën do të pranojë korigjime.Në Kosovë në anën tjetër, çështja e vizave( sot) është bërë sërish një smundje infektive, për të gjithë ata që kanë mentalitet feudal, me moton se: “vetëm Kosova në Evropë nuk I ka vizat!; po të na lejoheshin vizat rinia do të shkollohej në Evropë (dhe do të shtroja pyetjen:po atëherë pse janë themluar me dhjeta univerzitet publike dhe private në çdo komunë në Kosovë, dhe me lejen e kujtë; pra krejtë me qellim univerzitetomania ka ndodhë që disa politikanë t` I punësojnë të familiarët në ato institucioe,të lulzojë pra nepotizmi, ku ato instucione po prodhojnë anlafabetë e që në fakt janë shkolla gjysëm fiktive; dhe prap dikush tjetër po del dhe po propogandon se: po të kishim leje të vizave, gja që do të ishte shumë mirë, por edhe njëherit do të duhej poseduar një kulturë për t` i treguar botës se e duam vendin tone, mbi të gjitha deshirat; por, por prap injorant politikani, del dhe thot se: populli do të lëvizte po të lejoheshin vizat, dhe do të zvoglohej papunësia etj…”. Po shtrohet pyetja a është ai popull që e bojkotoi UÇK-ën 1987-1999 falë propogandës meskine…. Si ta çlirojnë Kosovën nja 25000 luftëtarë, e pjesa tjetër bënte pallën e sefasë nepër kafene atëbotë. I mbani në mendë ato sqena, lexuas të asaj dhe kësaj kohe. Këto realitete propgandistike sot, nuk janë duke u analizuar në dubiozë, se për çfar shkaku BE nuk i lejon Kosovës viza?. Së pari, qarqet udhëheqëse I kanë vizat dhe në asnjë rast nuk e shtrojnë këtë problem seriozishtë në Bruksel. Bile ka zëra që kërkesë njëfar Ketrin Ështonit i kanë bërë: Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi, duke e lidhur me si kusht “ratifikimin e demarkacionit” të montuar ilegalishtë, veprim ky që nuk ka shembull të tillë në trër BE. PO Mali I Zi çfarë problem ka me Kroacinë në Prevllakë qe 26 vjetë dhe atyre nuk iu servua ky kusht. Çfar problemi ka Maqedonia me Greqinë dhe nuk u servua kurrfar kushti për viza e tj.

Fenomeni I dytë, që BE heziton të u japoi viza banorëve të Republikës Kosovës, është arratisja e shqiptarëve në shkallë masive më 2014, kohë ajo kur është dashur të depërtojnë në vendet e BE-së të gjithë deshmitarët e mmbrojtur të Gjykatës Speciale. Dhe shtrohet një pyetje INDIKATIVE a frigohet dikush sot në BE se po t` u ljeohen VIZAT shqiptarëve, do të mbetej Kosova me vetëm një million banorë?!!! Sepse, nga 2 milion sa I kishte më 1992, sot memzi janë 1 milion e gjysmë?!!!Shkurt edhe në rastin e parë edhe në rastin e dytë, BE i mabnë “frejtë” fuqishëm në dorë dhe për këtë sindromë të arratisjes së shqiptarëve,ajo I ka informatat nga agjentet e saj këtu, të cilët I dine të gjitha fotografitë e atyre që frekventojnë nepër ambasada dhe konzullata për viza, sepse sipas tyre Kosova: “duhet të jetë një koloni moderene, një vend I mbikqyrur, ku ata marrin paga marramendëse, të trefuishta krahasuar me vendet e tyre të pasura”. Natyrishtë se kjo ndodhë me fajin e heshtakëve tanë, që nepër kuvenet e  BE vetëm salutojnë, duke i siguruar fotelet e veta, duke e “kullotë” mire çdo funksion dhe duke mos zbritur nga froni thue se janë faraonë. A nuk janë këta sojë i komunistëve, të cilët nuk zbritnin ma nga froni, deri në vdejke dhe për ta nuk ka pasë asnjë vlerë, as Kushtetuta, e as ligjet, përjetësisht, sikurse për këta “demokatët që viedhin si në orkestër kudo që u lejohet “grepi”. Madje, ka prej tyre që në çdo nënshkrim të venë nga Rambujeja (1999) e deri me sot (2018) në shkallë ordinere kanë tradhtuar vendin dhe në anën tjetër hiqen si “shpëtimtarë”. Dhe, po u shkon kungulli mbi ujë sepse e kanë shitë mbi gjysmën e Kosovës, kanë bërë pafra, dhe me to blejnë çdo gjë, madje edhe pozitat në votime, kuptohet nga antarësia e tyre partiake(42% e votuessëve dalin në zgjedhje dhe këta I lutën Zotit që kjo shifeër të jetë konstante, se po të dilte në zgjedhje edhe ajo pjesa 58% këta anlafabetë do të kishin zeri vlerë në nepotizëm. Kjo ndodhë sepse një pjesë jo  e vogël e popullit është totalisht jashtë rriedhave, ose dëshiron të mbetet  shumë e painformuar.Kjo shtresë regrutohet nga ata që thonë: “ska hesap më e punuar token; ska hesap me punuar punë të rënda; duhet largohemi nga këtu; vetëm duam viza e atje nuk edijnë se do të jetojnë në kongtenjerë, një kohë e pastaj do të deportohen.

Në mes “vesikave” për t` u arratisë në Turqi, sepse nga viti 1938 shpërngulja ishte bërë DEPORTIM, sepse Turqia I kërkonte me dokument (Konventë nga 1938) ndërkombëtare dhe ma pushteti okuptaor nuk ishte “fajtor”, por ai që I pranonte!. PO tani kush po I deporton shqiptarët. Askush, sepse BE nuk po pajtohet të shpraset Kosova, që dikur ishte syni I Shtabit të Rankoviqit:Tito, Rankoviq, Koloshevski,Cervenkovski etj.) E sot, cili është Shtabi I shprasjes Kosovës ai që padukshëm vepron njësoj, madje me vetëdie. Ai shtab, mjerisht ka emër dhe mbiemër, por është maskuar rreth demarakcionit dhe korrupsionit. E ky fenomeni i fundit është zero vlerë në krahasim me korrupsionin në 85% të shteteve të BE-s. Realiteti më 1953-1966 ishte se viset shqiptare duhej të sllavizohen, ndërsa më 2014-2018 vizat kërkohen në bazë të lëvizjes së lire të qytetarëve, si normë civilizzuese.Në fakt diskrimini I qytetarëve të Kosovës po ndodhë je për demarakcion e korrupsion, por për shkak se PESË shtete të BE nuk na njohin. Kështu qytetarët nuk janë të informuar se sa duhet veprimet e pushtetarëve të jenë trasperente. Për ndryshe puna “ndër tezgë” si ka ngja deri me tash ka krijuar konfuzion dhe dezinformim në popull. Realiteti është ky, prandaj populli duhet të informohet drejtë dhe pa prapavi.

Demarkacini nuk duhet të sherbejë si kusuritje se duhet të japim tokë, për të fituar viza. Lidhur me këtë çështja e vizave mbetet disi sin një vrimë e zezë e vesikave, kur duhej lënë tërë pasurinë, ky popull I pambrojtur, dje, por edhe sot, me fajin e tregtarëve të flamujëve.

Më 15 mars 2018

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …