Pëllumb Xhufi: Mitrovica e veriut është vatër të problemeve jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë

Dr. Pëllumb Xhufi: Ka vetëm dy pakica kombëtare në Shqipëri, greke e malazeze, nuk ka pasur as ka pakicë serbe apo bullgare

Sot Parlamenti i Shqipërisë do të marrë në shqyrtim minoritetet e vendit, ku më i diskutueshmi është njohja e minoritetit bullgar, por historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, shprehet kundër vendimit të Komisionit të Ligjeve për futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri. Në një prononcim për mediet pas vendimit të Kuvendit për të miratuar me konsensus futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri, duke e çuar në nëntë numrin e tyre, Xhufi sqaron se vendi ynë ka vetëm dy pakica. Sipas historianit të njohur, ashtu si në shumë vende të botës, janë të njohura grupimet linguistike apo kulturore, por kurrsesi këto grupime nuk mund të cilësohen si pakica kombëtare. Për mua nuk ka as pakica serbe dhe as bullgare. Për mendimin tim, në Shqipëri ka vetëm dy pakica kombëtare, që janë njohur në Konferencën e Paqes në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921. Këto pakica janë: pakica greke dhe pakica malazeze. Këto të tjerat unë nuk i njoh. Ka grupime linguistike, ka grupime kulturore, siç i njeh edhe bota, siç i njeh edhe Italia, por jo pakica kombëtare, siç i kanë quajtur këta”, deklaron Xhufi.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …