Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj: Nuk ka asnjë ankesë nga Holanda për problematika të shtetasve shqiptarë

Aida Hajnaj: Nuk ka asnjë ankesë nga Holanda për problematika të shtetasve shqiptarë

Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit, Aida Hajnaj,  ka mohuar që të ketë ankesa nga Holanda për shqiptarët që lëvizin në këtë shtet, duke përfituar nga lëvizja e lirë përmes vendeve në Shengen. Reagimi i drejtoreshës  ka ardhur pas publikimit në mediat holandeze se policia e këtij shteti ka përpiluar një raport mbi krimin e organizuar nga shqiptarët dhe  sipas tyre nevojitet një rikthim i pjesshëm i vizave. “Nuk ka pasur asnjë ankesë nga Holanda për problematika të shtetasve shqiptarë. Do vijojë puna me palën holandeze për evidentimin e shqiptarëve të përfshirë në aktivitete kriminale”, Hajnaj gjatë inspektimit në Doganën e Kakavijës, theksoi edhe se do të merren masa maksimale për eliminimin e radhëve në kufi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …