leoni

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri është takuar me përfaqësuesit e zyrës së FMN-së në Kosovë

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri është takuar me përfaqësuesit e zyrës së FMN-së në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri ka mbajtur sot takim me përfaqësuesit e zyrës së FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen dhe Selim Thaçi. Në takim u diskutua për performancën e të hyrave të Administratës Tatimore në gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe planet për pjesën tjetër të vitit. Në takim ndër tjera, u diskutua edhe për rezultatet e deritanishme nga zbatimi i Ligjit për Faljen e Borxheve Publike.Përfaqësuesit e FMN-së përsëriten se do të vazhdojnë ta mbështesin ATK-në në zhvillimin dhe avancimin e fushave me rëndësi, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesional. Nga ana tjetër, drejtori Imeri falënderoj përfaqësuesit e FMN-së për mbështetjen e deritanishme dhe potencoi nevojën për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …