Dritan Hila

Dritan Hila: Serbia vjel 500 milionë euro në vit nga dy shtetet shqiptare

Analisti, Dritan Hila, duke folur për marrëdhëniet shqiptare serbe, në kontest të zhvillimeve në kufirin e Kosovës me Serbinë thotë se  Serbia vjel 500 milionë euro në vit nga dy shtetet shqiptare. “Shteti shqiptar nuk është shtet interneti, ka 100 e ca vjet që është shtet, ka Ministrinë e Jashtme, ka kryeministrin, ka kanale diplomatike, ka potencën e vet në rajon që duhet ta tregojë, aq minimale sa është, ta vërë në punë. Ti tregojë Serbisë që ne nuk jemi Jezu Krishti që kur na bie në njërën faqe, kthejmë faqen tjetër. Jo se do shpallim luftë, por kemi goxha mjete tregtare për ta vënë në pozicion të vështirë Serbinë. Serbia mjel nga Shqipëria dhe Kosova 500 milionë euro duke filluar nga mielli që është silazh për kafshë dhe të gjithë shqiptarët hanë silazhin e Serbisë, me këtë rast i tregon dhe firmës Devolli se nuk mund të importojë miellin në këtë mënyrë dhe i vë kufirin te thana, Serbisë. Jo vetëm këtë, dhe produkte të tjera. Supermarketet tona janë të mbushura me produkte serbe. Besoj që jo gjuhën e topave, por gjuhën e parasë serbët e kuptojnë shumë mirë. Kjo është gjuhë serioze, thotë Dritan Hila.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …