Dy eurodeputetë në Vlorë për çështjen Çame

Dy eurodeputetë në Vlorë për çështjen Çame

Më 2 korrik, në lokalin ” Barakuda “ pranë Petroliferës, në Vlorë u mbajt konferenca për  çështjen Çame. Konferenca u iniciua e u organizua nga Shoqata Demokratike “Çamëria”  me qendër në  Holandë, dega Vlorë. E veçanta ishte se në këtë veprimtari morën pjesë dhe dy eurodeputetë : Yerohen Gerk dhe Yohan Angelo Klarence. Ata erdhën me misionin e fakte-mbedhësit për tragjedinë çame. U pritën me nderim e emocion nga pjesëmarrësit . Pas disa kumtesave të shkurtra informative erurodeputetët intervistuan  mbi 25 çamë e çame  të moshuar të mbijetuar nga genocidi grek ndaj popullsisë çame, në vitet 1914-1945. Rrëfimet rrënqethëse të çamëve të moshuar shkaktuan drithma e lotë te eurodeputetët.

Ata u habitën për kasaphanën që kishin bërë grekët ndaj çamëve. Ishte i paimagjinueshëm fakti i një të moshuari çam : Grekët i kishin pjekur e djegur në zjarr  fëmijën e tij! U dëgjuan dëshmi të  gjalla si : çarja e trupave të nënave shtatzëna (për të shfarosur ripërtëritjen e rracës shqiptare ) për të mos lindur më çamë. Treguan  masakrat e grekërve ndaj çamëve rrugës për në Shqipëri… Një nënë kërkoi të hidhte në lumë fëmijën e vet ngaqë ai qante! …. e mund të vriteshin të gjithë prej grekërve! Prindërit e këtyre të mbijetuarve kishin marrë nga një grusht gurë nga vendlindjet e tyre. Këta gurë ruhen edhe sot në shtëpitë e çamëve .

–  Do t’i kthejmë këta gurë në vendlindjet tuaja! – tha njëri nga eurodeputetët.

Çamët u ngritën e, me lot në sy,  përqafuan eurodeputetin. Vetë eurodeputetët thanë fjalët më prekëse dhe premtuan se do ta udhëheqin punën për rikthimin e çamëve në pronat e tyre. Në kumtesat që mbajtën zotërinjtë : Idajet  Jahaj , Rrustem   Geci , Bardhosh  Gace , Xhemil  Lato, Hajdar  Fejzullau,  Hasie  Selishta (Kryeziu),  Tomorr  Lelo , etj…. falënderuan zotërinjtë eurodeputetë  duke i cilësuar  “ miq  të sinqertë të popullit shqiptar ”.  Gjithashtu veprimtari Rrustem  Geci  bëri një ekspoze për veprimtarinë e qeverisë çame dhe punën e jashtëzakonëshme të Kryeministrit z. Festim Lato. Në  mbarim të këtij aktiviteti dy eurodeputetët shkuan  në Sarandë e  kaluan tej kufirit, në tokën çame,  ku filmuan hapësira e fshatra të braktisura.

 Rrustem Geci

Idajet Jaha

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …