Edhe dy fitues me medalje të arta, takojnë kryetarin e Therandës

Dy nxënës shumë të suksesshëm të SHFMU “Sadri Duhla” nga Duhla e Therandës, fitues të Medaljes së Artë  (Gold ) në nivel vendi, Bali Qatani dhe Aulona Graishta, së bashku me mësimdhënësin e tyre Valon Trolli, kanë takuar kryetarin e Komunës së Therandës Bali Muharremaj. Ata e kanë njoftuar të parin e Komunës me sukseset e arritura në garat e MAC PRO Genius ( Robotikë), ku kanë shkëlqyer dhe janë stolisur me të artën. E kryetari Muharremaj, si gjithherë për të dalluarit premton dhe jep mbështetje, ai kësaj radhe për mësimdhënësin e fizikës, ka dhuruar një laptop, për të arritur edhe suksese tjera në lëminë e fizikës. Kryetari Muharremaj ka uruar edhe dy nxënësit e suksesshëm për punën e mire dhe arritjet që kanë bërë ata.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …