Edhe në Mleqan rregullohen rrugët brenda fshatit

Sikur në të gjitha vendbanimet tjera, edhe në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugëve brenda fshatit. Rrugët apo rrugicat në Mleqan, të cilat kanë filluar të hapen dhe do të asfaltohen, kanë një gjatësi prej 1600 metrave. Punimet në rrugët e Mleqanit, i kanë parë nga afër edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, është ndarë i kënaqur me punët që po kryhen në këtë fshat, ndërsa i ka uruar banorët për hapjen dhe rregullimin e këtyre rrugëve, brenda lagjeve, përmes së cilave lehtësohet qarkullimi i veturave dhe lëvizja e qytetarëve. Ndërsa Ahmet Morina, drejtor i urbanizmit në Malishevë, tha se “punimet janë shkuar sipas planifikimeve dhe shumë shpejt këto rrugë do të rregullohen”. Morina gjithashtu tha se “bëhet fjalë për 1600 metra në lagjet e Mleqanit, të cilat financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …