Edita Tahiri

Edita Tahiri thotë se ia ka ndaluar serbit Gjuriq vizitën në Kosovë

Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri, në përgjigjen ndaj Marko Gjuriqit, ka thënë se ai ndihet  nervozuar se iu ka  ndaluar hyrja në Kosovë dhe për këtë shpik të pavërteta. Ajo më tej ka thënë se duhet pyetur Gjuriqin pse Austria ka aplikuar për kodin telefonik, e jo Serbia? Po të ishte siç thotë ai, atëherë u deshtë Serbia të aplikonte. Ka provuar pala serbe, që Serbia të aplikojë për ta shitur në opinion se gjoja ata po ia japin kodin Kosovës, mirëpo është  refuzuar meqë ne konsiderojmë se në një rast të tillë është Shqipëria ajo që mund të aplikojë për Kosovën, dhe kurrsesi Serbia okupatore, ka sqaruar dialoguesja me Serbinë, Edita Tahiri.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …