leoni

Ekzekutivi komunal në Kaçanik mbanë mbledhjen e fillimjavës

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Remzi Elezi, u njoftuan me dinamikën e punëve dhe aktiviteteve të tjera komunale në mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit komunal.

Shumë projekte kapitale komunale të parapara për realizim gjatë vitit 2017 tashmë kanë përfunduar. Punimet kanë përfunduar në rrugën “Riza Neziraj” në fshatin Vatë e Epërme, ndërsa në kuadër të projektit “ Ndërtimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut” është bërë shtrimi me asfalt në rrugën “Voskopoja”, dhe një pjesë në rrugën “Mejdi Dalloshi”. Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca po ashtu njoftoi se Komisioni i Përkohshëm për Vlerësimin e Dëmeve, ka dalë në terren dhe është duke e kryer detyrën në vlerësim të dëmeve nga reshjet e fundit. Në takim u bë e ditur se Komuna e Kaçanikut javën që shkoi ka ndihmuar 11 familje me ndihmë momentale.

Kontrolloni gjithashtu

Në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë po vazhdojnë punimet në terrenin sportiv

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e terrenit sportiv në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë …