Engel: Ushtria, policia dhe organet e inteligjencës të udhëhequra nga Milosheviqi, i kanë kryer krimet gjatë luftës në Kosovë

Engel: Çdo herë që shkoj në Kosovë shikoj përparim dhe të ardhme të ndritur

Organizuar nga Fondi Kosovë-Amerikë i Edukimit, në Nju Jork është mbajtur koncert për mbledhjen e fondeve për shkollimin e të rinjve nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve, kongresisti, Eliot Engel tha se çdo herë që ka ardhur në Kosovë ka parë përparim të madh dhe se Kosova ka të ardhme të ndritur. Megjithëkëtë mbetet edhe shumë për të bërë. Korrupsioni është problem, reforma e gjyqësorit po ecën ngadalë dhe papunësia është tepër e lartë, mbi 30 për qind. Ndërkohë, Mark Gjonaj, anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, tha se investimi për edukimin është çelësi për transformimin e Kosovës. Ai theksoi më tutje se nuk mund t’u themi fëmijëve të kenë ëndrra të mëdha, se një ditë ata mund të ndryshojnë botën, nëse nuk investojmë për edukimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …