Erdogan

Erdogan paralajmëron Athinën të mos bëjnë hapa të gabuara, duke tejkaluar caqet në Qipro dhe në Egje

Ka ndodhur një incident i ri midis dy anijeve të rojës bregdetare turke dhe greke, pranë ishullit Imia, i kontestuar nga Turqia. Anija turke ka goditur me pjesën e saj të përparme anijen greke Gavdos, me 27 persona të ekuipazhit në bord, duke i shkaktuar dëme. Menjëherë ajo është çuar në ishullin Leros, ndërsa anija turke është larguar në drejtim të brigjeve të Turqisë. Ky është incidenti i dytë brenda 25 ditëve të fundit që ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës. Zëdhënësi i qeverisë greke ka deklaruar se Turqia nuk po kontribuon në shmangien e trazirave në rajon, duke shtuar se qeveria greke do të mbrojë me vendosmëri të drejtat sovrane të vendit. Kryetari i Tyrqisë,  Erdogan me një deklaratë të ashpër ka paralajmëruar Athinën dhe Nikosinë të mos bëjnë hapa të gabuara, duke tejkaluar cakun në Qipro dhe Egje, ndërsa ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos ka thënë se  “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”.

Ndërkohë që Turqia nuk  lejon madje as afrimin e anijeve greke në ujërat detare të saj, Qeveria e Tiranës i lë Greqisë në dispozicion 12 kilometra hapësirë të detit të Shqipërisë, për kontrollim dhe gjurmimin të resurseve nëndetare, në shenjë të fqinjësisë dhe miqësisë me një shtet që mohon çështjen e Çamërisë dhe ka kërkesa  hegjemoniste dhe pushtim të trojeve shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …