Brickos

Erlinda Kasaj: Intervistë me Olger’t Rakipllarin, themeluesi i Qendrës Kulturore ASA

Erlinda Kasaj: Intervistë me Olger’t Rakipllarin, themeluesi i Qendrës Kulturore ASA

Vrapim për të shkuar në piedestal! I riu në sfidë me gjithçka për të arritur majën e ajsbergut! Durimi ka qënë i hidhur por ka sjell fruta të ëmbla për Olger’t Rakipllari-n! Olger’t Rakipllari njihet si themeluesi i Qëndrës Kulturore ASA, por sa e sa shumë gjëra të tjera pa fund mund t’a përkufizojnë të riun plot aspirata për të ardhmen. Le të njihemi më tepër…

 1- Olgert, përshëndetje! Emri juaj po dëgjohet shpesh kohët e fundit, po shohim se talenti po del në sipërfaqe shumë shpejt dhe jo vetëm por diçka që nuk pritej ” shpërtheu” këto ditë. Çfarë mund të thuash për shpalljen kandidat për deputet nga FRD (Fryma e Re Demokratike)?!

Përshëndetje dhe faleminderit për intervistën, kandidimi im për FRD nuk ka qënë një zgjedhje e lehtë për dy arsye kryesore, E para: sepse unë prej më shumë se 5-vitesh kam dhënë kontributin tim në shoqërinë civile dhe tashmë një ftesë nga politika më vendosi në një dilemë të madhe pasi më duhej të vendosja mes të dyjave nëse duhet të vazhdoja të punoja për të apo të hyja në politikë. Së dyti në këto zgjedhje vura re se interesi i shumë prej drejtuesve të partive ishte më i lartë për të më ftuar t’i bashkohesha partive të tyre. Sigurisht disa prej tyre edhe këmbëngulën duke më parashtruar arsyet se pse unë duhet ta pranoja atë ftesë.

2- Çfarë ju shtyn që të jeni pjesë e kësaj gare?

Gjithmonë i kam pëlqyer sfidat asnjëherë nuk jam ndalur para tyre edhe kur ndonjëhere nuk kam qenë fitues i garave kam këmbëngulur se një sfidë gjithmonë të bën më të mirë se çke qenë nëse punon me përkushtim do të kesh mundësinë të rritesh edhe profesionalisht. Përsa i përket garës së kandidimit ashtu sikurse ju fola më lartë për vështirësinë e zgjedhjes m’u desh që vendimet e mija ti parashtroja skuadrës time që më mbështeti dhe udhëtoj me mua në çdo kauzë që ngritëm, e çdo aktivitet që organizuam. Pasi mora garancinë se idenë që së bashku ideuam, punuam dhe e realizuam me sukses do të vazhdonin ta bënin me po të njëjtin përkushtim edhe kur unë të angazhohesha më tepër në politikë, atëherë dilema për arsyen e parë m’u bë më e lehtë pasi do të punoja më i qetë dhe sdo më duhej që të shkatërroja me dorën time gjithçka që me aq mund e sakrifica ne krijuam. Së dyti; arsyet e zgjedhjes time për t’iu bashkuar skuadrës së FRD-së ishte sepse FRD gjithmonë kishte besuar në aftësitë e të rinjëve duke na mbështetur ndër vite dhe pa kushte duke i dhënë një jehonë më të lartë talentit të krijuesve Shqiptarë programin e tyre elektoral të 2013-tës ata nuk e lanë vetëm në letër edhe pse të papërfaqësuar në parlament luftuan dhe ngritën zërin edhe për këtë kategori njerëzish.

3- Njëkohësisht jeni student, drejtor i Qendrës Kulturore ASA. Roli juaj,mesa jemi në dijeni përkon dhe me diçka që ka të bëjë me fushën në të cilën po studioni. Me përfshirjen tuaj tek FRD a po i lihet më shumë hapësirë Artit?

Sigurisht që edhe pse po përfshihem në këtë nismë goxha impenjative, artit do i jepet vendit që i takon, sepse gjithçka që unë kam arritur sot e kam prej tij, prej talentit që më  është dhuruar dhe kam punuar fort që të arrij deri këtu. Pa artin, bota do ishte një vend mjaft i trishtë. Unë aktualisht në FRD jam duke punuar dhe dhënë kontributin tim aty ku unë ndjehem më i aftë, të drejtoj një fushatë elektorale kreative, fatmirësisht edhe këtë here ish presidenti Prof. Dr. Bamir Topi besoj tek aftësitë e mia duke më dhënë privilegjin të jem në krye të kësaj fushate, për mua ky është një vlerësim i veçantë por dhe një përgjegjesi shumë e madhe pasi nuk është aspak e lehtë që të arrish që dinamikën e zhvillimeve politike ti të jesh ne kohën e duhur për realizimin e kërkesave që fushata politike elektorale kërkon në të gjithë vendin.

4- Si e sheh politikën dhe çfarë  është ajo për ju?

Imazhi i politikës së sotme, për më tepër i politikës shqiptare është i mbuluar me një tis pak të errët, gati e pashpresë, por kjo nuk do të thotë që duhet të heqim dorë prej saj. Ka githnjë vend për shpresë dhe kur ka në mes dhe vullnet të mirë dhe dëshirë për ndryshim, gjithcka është e mundur. Unë e ndjej veten qytetar të këtij vendi dhe si i tillë, dua të kontribuoj për të sjellë dicka të re në politikë, si dhe në vendin tim, duke ndihmuar dhe duke iu dhënë përparësi të rinjve, për të shprehur dhe ata zërin dhe dëshirat e tyre.

5-Me dhjetëra çmime, diploma, brenda dhe jashtë vendit, me arritje që të lënë të mendosh se janë shumë për një moshë të re, cili është çelësi i suksesit tuaj?

Celësi i suksesit, le të themi që suksesi ishte zgjidhja e vetme, është gjithmonë zgjidhja e vetme. Unë kam punuar fort, jam përpjekur, kam dështuar por nuk kam hequr dorë, sepse është ajo drita në fund të tunelit që i nxit njerëzit të ecin më përpara, të mos dorëzohen dhe të luftojnë për qëllimet e tyre.

6- Jeni paragjykuar për moshën? Një djalë kaq i ri , dhe pothuajse angazhime me peshë, konkurrentët do të dyshonin; paraja dhe pushteti i të tjerëve apo forcat dhe vullneti personal kanë bërë të shfaqesh në këtë mënyrë dhe të jesh i përfshirë kudo?

Të them të drejtën disa herë dhe e kam ndjerë, por kjo nuk më ka penguar, sepse duke u përkushtuar së tepërmi kam arritur t’iu tregoj njerëzve që mosha nuk vlen…paragjykimet kane rënë vetë përpara punës dhe suksesit. Tanimë, mbështetja është ajo që ndjej më shumë, jo paragjykimi. Paratë, duhet ta kuptojmë që ka disa gjëra në jetë që nuk varen nga paratë.

7- Një opinion për të rinjtë e sotëm dhe gjithashtu një këshillë…

Rinia e sotme është në kërkim të rrugës drejt vetvetes, drejt përsosjes dhe krijimit të rrugës së vet. Do t’ju këshilloja që të mos hiqnin dorë kurrë nga ëndrrat e tyre, nga dëshirat për të sjellë diçka të re. Tek çdo njeri qëndron shpresa, vullneti dhe ndryshimi, por nëse bëhen të gjithë bashkë, ura drejt së mirës dhe drejt një të ardhme të begatë është më e lehtë për t’u kaluar.

Intervistoi; Erlinda Kasaj.

Kontrolloni gjithashtu

Flet “Mjeshtri i Madh”, Marshalli i këngës labe Golik Jaupi. Kuvendi i VII i Labërisë tregoi vlerat më të larta atdhetare të Shoqatës.

Flet “Mjeshtri i Madh”, Marshalli i këngës labe Golik Jaupi. Kuvendi i VII i Labërisë …