leoni

Është mbajte mbledhja e rregullt e KPF-së në Deçan

Bazuar në nenin 52  të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, të martën është mbajt mbledhja e rregullt e KPF-së. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

Shqyrtimi  dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2017,

Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së tatimit në pronë për vitin 2017,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit dhe marrja e vendimit për  ofertën e përzgjedhur në bazë të konkursit publik për dhënie në shfrytëzim afatgjatë

(99 vite) të pronës komunale-Lloti nr.6,

Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit të Komunës dhe marrja e Vendimit për rrënimin e objektit të ish pompës së benzinës “INA” në qendër të qytetit të Deçanit,

Shqyrtimi i kërkesave, dhe

Të ndryshme.

Pas diskutimit te të gjitha pikave të rendit të ditës nga anëtarët e KPF-së të pranishëm në këtë takim, të gjitha pikat janë proceduar për trajtim në mbledhjen e Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më 29.09.2016.

Në të ndryshme është shqyrtuar kërkesa e tri shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së  në Deçan SHFD, SHIL dhe OVL, për mbështetje financiare në vlerë prej 10 mijë €, për shërbimet e tyre ku kjo kërkesë është aprovuar nga të gjithë anëtarët e KPF-së.

Ndërsa po në të ndryshme është kërkuar që komisioni i dalë nga Asambleja Komunale për verifikimin e Banesave të ndërtimit Social në Deçan, të mblidhet në javën e parë të muajit Tetor dhe të nisin më punën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …