Është organizuar debat më qytetar të Deçanit për projektin e rrugës ,,Luan Haradinaj’’ dhe ,,Dëshmoret e Kombit’’

Është organizuar debat me qytetar të qytetit të Deçanit lidhur më projektin për zgjerimin e rrugës ,,Luan Haradinaj’’ dhe Dëshmoret e Kombit’’. I pranishëm në këtë debat ishte edhe i pari i komunës  së Deçanit z.Rasim Selmanaj, drejtori i Urbanizmit dhe planifikimit Hapësinore  z.Ramë Melaj, më bashkëpunëtorë, një pjesë ë Asamblistëve Komunal  dhe një numër i konsiderueshëm i qytetareve të qytetit të Deçanit.

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinore z.Ramë Melaj, prezantoi projektin rreth të cilit u organizua debati. Gjatë këtij debati u diskutuan dhe u dhanë mendime të ndryshme nga qytetarët e pranishëm në debat të cilat mendime do të analizohen nga ekspertët e drejtorisë së Urbanizmit në mënyrë  që ky projekt të jetë i pranueshëm për qytetarët.

Në fund të këtij takimi u vendosë që të mbahen prapë debate publike në lidhje me projektin në fjalë, ku brenda debateve të organizuara, në të ardhmen do të dalë një zgjidhje e cila i përshtatet të gjithë qytetarëve të cilët zhvillojnë bizneset e tyre përgjatë rrugës kryesore.

Pas analizimit të projektit dhe takimeve në debatet që do të mbahen në të ardhmen do të procedohet me implementimin e projektit në të mirën e qytetarëve të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …