leoni

Jakup Krasniqi

Është përuruar libri: “Zhurmuesit e demokracisë”, i autorit, Jakup Krasniqi

Më 28 qershor, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës,  “Pjetër Bogdani” është përuruar libri, “Zhurmuesit e demokracisë”, i autorit, Jakup Krasniqi.

Për librin dhe temat që ka trajtuar autori, në veprën e sapo dalë nga shtypi, ka folur studiuesi nga Tirana, Behar Gjoka, i cili ka segmentuar disa veçori krijuese e tematike të kësaj vepre.  Ai ka veçuar faktin se autori i librit, Jakup Krasniqi është politikan, historian dhe krijues i cili kurdoherë ka qenë në krye të detyrës, në shërbim të kombit e atdheut.

Një fjalë rasti në këtë përurim e ka thënë edhe bashkë -bashkëvuajtësi nëpër burgjet e pushtuesit serb, veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Atdhetare Kombëtare, Hydajet Hyseni. Ai  ka përuruar z. Krasniqi për librin dhe ka lavdëruar angazhimin e tij të pandërprerë në proceset politike, nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi. Në këtë përurim kanë folur edhe, Bilall Sherifi, profesor, doktor Hakif Bajrami dhe Adem Gashi.

Në fund të përurimit të pranishmit i ka përshëndetur, autori i librit, Jakup Krasniqi. Ai, në fjalën e tij ka thënë se trajtesat me temë shoqërore, politike e historike kanë qenë dhe kanë mbetur shqetësimet e mia të përhershme. Njerëzit mund dhe kanë të drejtë të thonë se jam shumë i shqetësuar. Natyrisht se ne jemi njerëz dhe kemi emocione e shqetësime. Por, unë do të dëshiroja që realitetin shoqëror ta kem parë me shqetësimin më të madh se sa është, por kam frikë se realiteti është edhe më shqetësues. Me heshtjen e realitetit shoqëror nuk bëhen ndryshimet, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij, dr. Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …