European Western Balkans: Rusia po ndërhynë në shtetet e Ballkanit

European Western Balkans: Rusia po ndërhynë në shtetet e Ballkanit

Komiteti i Ekonomisë dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka hartuar draft Raportin me titull “Tranzicioni ekonomik në Ballkanin Perëndimor” në të cilin bëhet fjalë për gjendjen aktuale në Ballkan dhe të ardhmen e tij. Në Raport thuhet se rajoni i Ballkanit karakterizohet me normën e lartë të papunësisë, korrupsionit, erozionit i shtetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, shpesh me ndërhyrjen e Rusisë në punët e shtetit. Në pjesën e Raportit ku flitet për vendin tonë thuhet se tensionet e Kosovës me Serbinë kanë qenë në rritje gjatë vitit të kaluar, qëkurse “Beogradi dërgoi në kufi një tren të pikturuar me parullën “Kosova është Serbi”. Marrëdhëniet u ndezën edhe më keq kur Prishtina shpalli dëshirën për të formuar një ushtri të rregullt, thuhet në mes tjerash në Draft-raportin e Komiteti i Ekonomisë dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s të publikuar në faqen “European Western Balkans”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Albin Kurti: Është koha që kryetarët e katër komunave në veri të vazhdojnë detyrat në objektet komunale

Kryeministri Albin Kurti,  ka reaguar në lidhje me procesin e votimit në katër komunat në …