Fadil Halil Maloku (25.3.1978 - 16.4.1999)

Fadil Halil Maloku (25.3.1978 – 16.4.1999)

Kosharja, ku Fadil Maloku ra heroikisht, përjetoi një ndër betejat më të lavdishme e me përmasa gjithëkombëtare, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë betejë ra heroikisht dëshmori Fadil Maloku.
Fadil Maloku lindi më 25.3.1978 në fshatin Gjocaj të Junikut. Rrjedh nga një familje e varfër fshatare, por bujare e mikpritëse. Prindërit e tij, Halili e Shkurta patën shtatë fëmijë, katër djem e pesë vajza. Fadili ishte vëllai më i vogël.
Shkollimin fillor e kreu në Jasiq dhe në Junik. Shkollën e mesme e filloi në paralelet e Gjimnazit në Junik, për ta përfunduar në Deçan. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm e me sjellje shembullore.
Kontaktet e para me lëvizjen patriotike, Fadili i zhvilloi përmes nipave të tij nga Panxhajt e Vokshit, të cilët i kishin pritur e përcjellur dëshmorët e kombit, Adem e Hamëz Jashari, Sali Çekun etj., qysh më 1991. K ah fundi i qershorit të vitit 1998, ai takon eprorin e UÇK-së, Rrustem Berisha në fshatin Jasiq. Angazhohet në njësitin “Shqiponja”. Stërvitjet ushtarake i bëri në Gllogjan, Koshare dhe në Malësinë e Veriut, ndërkaq betimin ushtarak e kishte bërë më 28 mars 1998 në Gllogjan. Fadili luftoi në Voksh, Gllogjan, Carrabreg, Jabllanicë, Junik, Zharre dhe së fundi në Koshare, si pjesëtar i Brigadës 138. Më 9 e 10 prill të vitit 1999, në kuadër të Njësisë “Kobra”, nën komandën e komandantit të Batalionit të Parë, Skënder Hasanxhekajt, realizon detyrën e marrjes së kazermës, ku ishin të pozicionuara forcat serbe. Më 11 prill 1999, fillon realizimi i operacionit të dytë, ku njësiti “Kobra” nisen në drejtim të Oplazit. Gjatë luftimeve nëpër beteja, Fadili i përdori disa lloje armësh, si: pushkë, snajper, kallash, mortajë, prej kah e ka pasur edhe pseudonimin, si mjeshtër i saj. Më 9 prill 1999 Fadili ishte ndër pjesëtarët më aktivë në betejën për shembjen e kufirrit shqiptar-shqiptar, afër Padeshit, në funksionin e njësisë diversante vëzhguese “Kobra” të Brigadës 138, në funksion komandues të kësaj njësie. Pati sukses të dalluar në aksionin për marrjen e karaullës në Rrasë-Koshare, një pikë ndër më të rëndësishme për forcat serbe në mbarë kufirin ndërshqiptar. Një betejë e ashpër në këtë pjesë të brezit kufitar u zhvillua edhe me 16 prill 1999, ku Fadili hyri në përjetësi në Rrasë Koshare. Krahas tij ranë edhe gjashtë dëshmorë të tjerë: Gëzim Morina, Selver Kryeziu, Xhevat Nitaj, Zekiri Dardhishta, Zeki Shulemaja dhe Ismet Mustafa. Trupi i Fadilit të rënë varroset në qytetin e Bajram Currit, më 19.4.1999. Pas çlirimit, më 23 gusht 1999, trupi i tij rivarroset në varrrezat e Dëshmorëve në Koshare.
Emri i dëshmori është skalitur në lapidarin e ngritur në Junik dhe në Koshare, te vendi i rënies. Nga reliket e doshmorit kanë mbetur: thika, ora dhe rripi. Familja e tij ka marrë mirënjohje nga Shoqatat e dala nga lufta dhe nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 - 29.3.1999)

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 – 29.3.1999)

Menjëherë pas 24 marsit të vitit 1999, pas bombardimeve të NAT0-s mbi forcat çetnike serbe, …