Fatmir Limaj në Malishevë: Kosova ka nevojë për parti që interesin e shtetit e vendos në rend të parë

Fatmir Limaj në Malishevë: Kosova ka nevojë për parti që interesin e shtetit e vendos në rend të parë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në vendlindje të tij ka thënë se Kosova ka nevojë për një forcë politike siç është partia që e drejton, e që sipas tij ata dinë që interesin e ngushtë partiak ta largojnë nga rendi i parë, e ta vendosin interesin e vendit. Limaj në Malishevë tha se Kosovës i duhet një forcë politike që ofron dhe bashkon, e jo që interesin e vetë personal e vendos në rend të parë.

 

“Kosova sot ka nevojë për një forcë politike siç është Nisma për Kosovën e cila interesin e ngushtë partiak din me largua nga rendi i parë. Një forcë politike e cila njerëzit e kësaj partie dinë me kalua mbi interesat partiake. Si asnjëherë më shumë Kosovës i duhen njerëz që kalojmë mbi inatet e tyre individuale, si asnjëherë më shumë Kosovës i duhen njerëzit të cilët din të falin, në emër të vendit për ti arritur objektivat e vendit. Si asnjëherë më shumë Kosovës sot i duhen njerëz që dinë të marrin vendime edhe kur janë të vështira dhe kur janë të rënda. Na duhet një forcë politike e cila ofron e bashkon, fatkeqësisht sot në skenën politike të Kosovës  ende ekzistojnë kampe të cilat në mungesë të projekteve, ideve, në mungesë të vizionit, në mungesë të përgjegjësisë nxjerrin para interesat e tyre të ngushta partiake”, tha Limaj.

I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se në vitin 2013 e kanë nisur rrugëtimin si Nismë për të ndryshuar gjendjen në Kosovë, e që siç tha ai për të sjellë frymë demokratike, pasi që mashtrimi, shantazhi e kërcënimi sipas Limajt kishte shkuar në kulm. Po ashtu, Limaj tha se në këto zgjedhje Nisma për Kosovën do të dal me më së paku 100 asamblistë në tërë Kosovën, ndërkohë që potencoi se janë krenar me modelin e qeverisjes që kanë bërë në Malishevë.

 

“Nisma për Kosovën në këto zgjedhje do të dal me më së paku 100 asamblistë an e kënd Republikës sonë dhe zëri i social demokracisë, zëri i të varfërve, zëri i punëtorit, zëri i fshatarit dhe i studentit do të dëgjohet në çdo asamble, në secilën komunë të republikës së Kosovës. Po, ne krenohemi me modelin e qeverisjes në Malisheve, ne kemi arritur  që qeverisja jonë në Malishevë, kjo filozofi politike ta kthej fytyrën njerëzore, të jetë afër qytetarëve, të bashkë qeveris me qytetarët, të dëgjoj hallet e qytetarëve, të shkoj, të hartoj, e të përgatit plane e procese së bashku me qytetarët, mijëra takime, në çdo fshat të komunës së Malishevës. Si asnjë herë më parë qytetari i Malishevës në mënyrë masive ka marrë pjesë në vendimmarrje për ta ndryshuar fshatin e tij, komunën e tij dhe kjo është fal angazhimit dhe konceptit tonë politik për të qeverisur bashkë me qytetarët”, tha a

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …