Brickos

Limaj

Fatmir Limaj: Ne nuk kemi asnjë telash me Malin e Zi

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është cituar të ketë deklaruar se keqmnaxhimi nga ana e Qeverisë i situatës me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka bërë që të krijohet gjithë tensioni e polarizimi në skenën politike vendore. Askush nuk ka pretendime për asnjë milimetër të territorit të Malit të Zi, sikur që të njëjtat mesazhe kanë ardhur edhe nga Mali i Zi dhe kjo është e mirë. Ne nuk kemi asnjë telash me shtetin malazez”, ka thënë Limaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, koalicionin PDK-LDK e ka karakterizuar arroganca që nga fillimi, për faktin se ky koalicion, duke mos ofruar asgjë tjetër, as program, as vizion se si ta zhvillojë vendin, kjo kryekëput është mbështetur në qeverisjen e vendit vetëm mbi bazën e numrave të ashtuquajtur legjitim dhe demokratik. Kemi ardhur në këtë situatë për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës, Qeveria, nuk e ka menaxhuar siç duhet, prandaj është krijuar gjithë ky tension dhe gjithë ky polarizim i panevojshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …