Fidan Mustafa

Fidan Mustafa: Hipokrizia e pushteteve lokale karshi festave Islame në Kosovë

Vitin e kaluar, komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Vetëvendosja, për zbukurimin e qytetit kishte shpenzuar hiq më pak se 65.000€ nga taksapaguesit kosovar për festat e ndryshme pagane e disa të atyre fetare të minoriteteve në vend. E njësoj kishin vepruar edhe shumë komuna tjera me shpenzime nga 10.000€ e deri në 30.000€ po për të njëjtat festa, por e njëjta nuk ndodhi edhe për ato të komunitetit më të madh në vend, atij Islam. Tashmë jemi mësuar qe 18 vite të diskriminohemi mbi baza fetare në Kosovë, e ky diskriminim nuk po ndodh ndaj pakicave të vendit, por ndaj një komuniteti fetar në vend siç jemi ne Muslimanët, me mbi 96% Musliman.

Sikur të pyesësh pushtetet lokale pse nuk kemi stolisje të qytetit e shesheve për festën e Bajramit, ata përgjigjen: “Ne jemi shtet sekular”. E ky standard vlen vetëm për Myslimanët, jo për paganët e të tjerat minoritete.

Andaj, të nderuar qytetar, nëse tjerët ju suprizojnë me folklorizmin e demokracisë,  lirisë, e barazisë, dine se të tillët janë duke ju gënjyer pa asnjë marre, sepse deri më tani në gjitha dimensionet është dëshmuar se më mirë jetohet në Kosovë si minoritet se sa si shumicë kombëtare

Më falni, ju që po thirreni në sovranin dhe kombin, për kënd e keni fjalën!?

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …