Brickos

Filloi ndërtimi i objektit kullë për dëshmorët e UÇK-së të ZO Nerodime

Me rastin e përvjetorit të tetëmbëdhjetë, të rënies heroike të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantit, Ahmet Kaçiku, kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, zëvendësministri z. Fehmi Mujota, me bashkëpunëtorë nderuan dëshmorin e UÇK-së Ahmet Kaçiku tek vendi i rënies mbi fshatin Reçak.

Po ashtu në kuadër të këtij aktiviteti, organizuar nga veteran të UÇK-së, familjarë të Dëshmorëve të UÇK-së, u vendos gurthemeli i Monumentit Kullë kushtuar të gjithë të rënëve në luftën e fundit të UÇK-së.

Për të përuruar monumentin mbi fshatin Reçak, në vendin e quajtur Gërkovë, morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, qytetarë e banorë të fshatit Reçak.

Para të pranishmëve foli z. Avdullah Musliu, njëri ndër organizatorët e këtij aktiviteti, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit në veçanti nënat e dëshmorëve dhe donatorin e këtij objekti, Zjadin Jakupi nga fshati Reçak.

Në emër të komunës së Shtimes një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit, ndërsa theksoi se ky objekt në të ardhmen do të integrohet dhe do të jetë si pjesë e veçantë e Kompleksit Përkujtimor të Reçakut.

Në këtë aktivitet folën edhe ish komandanti i Zonës së Nerodimes, z. Shukri Buja, nëna e dëshmorit të UÇK-së Ahmet Kaçiku, ndërsa për këtë ditë shkolla fillore e mesme dhe e ulët “Skënderbeu” në Reçak kishin përgatitur një recitim, i cili u interpretua nga nxënësja e kësaj shkolle Florentinë Emini.

Në fund të këtij aktiviteti, u vendos gurthemeli i Monumentit Kullë, i cili do të ndërtohet në shenjë respekti dhe nderimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative të Nerodimes.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …