leoni

Fillojnë punimet në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik të Vjetër

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, u njoftua me zhvillimet javore komunale në kuadër të mbledhjes së fillimjavës. Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, njoftoi se kanë filluar punimet në projektin “Ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik të Vjetër”, ndërsa pas përgatitjes së vendpunishtes punimet tashmë zyrtarisht kanë filluar edhe në ndërtimin e objektit për banim social.

Kryetari Ilazi në takimin e mëngjesit u njoftua lidhur me ecurinë e punimeve në shumë projekte kapitale të cilat janë duke u zhvilluar në teren në vazhdimësi, si në projektet e asfaltimit të dhjetëra rrugëve, projektet e kanalizimit dhe rregullimit të ujësjellësit, mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese etj, që ndikojnë drejtpërsëdrejti në mirëqenien qytetare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …