vipa
mbpzhr
muqa 900
Fillimi / Institucionet / Fillon asfaltimi i rrugës në lagjen “Luzha” në fshatin Begracë

Fillon asfaltimi i rrugës në lagjen “Luzha” në fshatin Begracë

Banorët e lagjes “Luzha” të fshatit Begracë të Komunës së Kaçanikut, tashmë do të kenë rrugën e asfaltuar. Kjo u bë e mundur falë projektit të përbashkët të financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Kaçanikut. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i shoqëruar nga Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, përcolli nga afër asfaltimin e kësaj rruge, ndërsa tha se banorët e kësaj ane do të kenë të zgjidhur problemin e infrastrukturës rrugore, përmes këtij projekti mjaft të rëndësishëm në këtë pjesë të fshatit Begracë. Kryetari Ilazi tha se edhe ky projekt ishte në listën e projekteve me prioritet, ndërsa falë bashkëpunimit me Mistrinë e Infrastrukturës, ky projekt tashmë po jetësohet. Kryetari Ilazi tha se do të jetë gjithmonë i përkushtuar në realizim të projekteve edhe në të ardhmen për të gjitha lokalitetet e Komunës së Kaçanikut. Projekti “Asfaltimi i rrugës në fshatin Begracë- Lagjja Luzha” ka kushtuar 346,464.26 euro, ndërsa gjatësia e rrugës së asfaltuar është 8177.7 metra, projekt i bashkëfinancuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe buxheti komunal.