Fillon implementimi i projektit “Rregullimi i kamerave te qytetit pjesa e dytë”

Në vazhdën e investimeve dhe projekteve kapitale, Komuna e Kaçanikut është orientuar edhe në sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe hapësirave publike. Tashmë ka filluar pjesa e dytë e projektit “Rregullimi i kamerave te qytetit”, projekt i financuar në tërësi nga Komuna e Kaçanikut. Sipas Drejtorit për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit Ukshin Çallaku, ky projekt është duke u realizuar në kuadër të objektivave komunale, për të krijuar siguri dhe mirëqenie tek të gjithë qytetarët si dhe për të mbrojtur hapësirat publike. Nga ana tjetër menaxheri i projektit Menduh Krasniqi tha se qëllimi i vendosjes së kamerave është siguria e qytetarëve e në veçanti siguria e fëmijëve afër shkollave, siguria në komunikacionin rrugor, mirëmbajtja e hapësirave publike, ruajtja e ambientit përmes identifikimit dhe parandalimit të krijimit të deponive ilegale të mbeturinave nëpër hapësira publike, ndërsa kamerat do të jenë të orientuara në hyrje – daljet e katër shkollave të qytetit, hyrje – daljet e rrugëve kryesore të qytetit dhe hapësirat publike, e në veçanti parku i qytetit, bulevardi ”Ismal Raka”, rruga “Idriz Seferi”dhe rruga “Vëllezërit Çaka”. Sipas projektit, janë edhe disa kamera mobile ( të lëvizshme) të cilat do të vendosen sipas nevojës së paraqitur, në afërsi të deponive ilegale ku synohet të bëhet eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, ku këto kamera do te monitorohen nga inspektoret komunal. Vlera e projektit është 18,789.00€ – investim komunal, ndërsa mbikëqyrja dhe monitorimi i kamerave do te behet nga Policia e Kosovës – stacioni policor në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …