leoni

Filozofia e Ukshin Hotit ishte platformë e ardhshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Filozofia e Ukshin Hotit ishte platformë e ardhshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Në shtëpinë muze të Ukshin Hotit në fshatin Krushë e Madhe, sot është përkujtuar veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti. Në fjalën e tij para të pranishmëve kryetari i fshatit z. Selami Hoti shpalosi segmente të biografisë së profesor Ukshinit. Ai tha se filozofia e tij ishte platformë e ardhshme për UCK-në. Sa jemi të vegjël para kësaj zhdukje të mistershme, ndërsa ata që mundën nuk duan edhe pse po i gëzojnë të mirat nga ky kolos, nga ky arkitekt që ua la alfabetin e politikës kombëtare e që fare nuk e lexojnë, ka thënë ndër të tjera Selami Hoti.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në fjalën e tij tha se e jemi mbledhur sot siç jemi mbledhur për 19 vite me radhë për të bërë thirrje të arsyeshme për fatin e ideologut, atdhetarit dhe veprimtarit Ukshin Hoti. Asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me fatin e tij që nga 16 maji i vitit 1999. Në qoftë se së institucionet e Kosovës edhe tash nuk e kanë prioritet fatin e të pagjeturve përfshirë edhe fatin e Ukshin Hotit, por kjo duhet të kthehet në temë e diskutimit dhe aktualizimit pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur që 19 vite. Qeveria e Kosovës duhet ta vendos në fokus në nivelin e bisedimeve ku do që i zhvillon ato.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit djali i Ukshin Hotit, Andini në fjalën e tij tha së janë bërë  plotë 19 vite qe babi im është i zhdukur nga Serbia. Të gjithë e dinë  ai është zhdukur nga një institucion i Serbisë siç ka qenë burgu i Dubravës. E dinë gjithë që babi nuk është zhdukur në rrugë por në një institucion të shtetëror të Serbisë. Prandaj Qeveria e Kosovës duhet ta ketë parakusht çështjen e të gjeturve ndonëse nuk ka qenë prioritet deri me tani prandaj i kemi ende mbi 1650 të zhdukur që i mungojnë vendit. Prandaj pa fatin e të pagjeturve Kosova nuk do të këtë progres Ai tha së beson fuqishëm se Ukshin Hoti është gjallë dhe do të vazhdoj të besoj kështu deri në konfirmimin e së kundërtës.

Kryetari i fshatit në fund tha së kërkojmë nga shteti më shumë punë dhe e përmbylli tubimin më një fjalim të prof Ukshin Hotit të datës 7 korrik të vitit 1991 “duke qenë i vetëdijshëm  për rrethanat politike në të cilat ndodhemi ftojë të formojmë politikë të qartë mbi atë së në mënyrë urgjente duhet të formohen forcat e armatosura  të Republikës së Kosovës”, citohet të këtë than profesor Ukshin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …