Fjala e kryetarit Asllanaj, për ” Festarin 2016 “

Në Suharekë u shënua 15 vjetori i “Festarit”, ku i pranishëm ishte edhe  kryetari i komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, i cili tha se po takohemi përsëri bashkë në festën tonë tradicionale “Festari ”, po takohemi për t`i vjelur dhe promovuar rezultatet e aktiviteteve tona që rezultojnë në suksese, ku ju keni merita të mëdha në këto suksese.

Këtë vit shënojmë 15 vjetorin e “Festarit”. Ky vit është jubilar dhe tregon se qytetarët e komunës së Suharekës janë punëtorë me plot energji, me dashuri dhe vullnet shohin rritjen e fëmijëve, që janë gjeneratë me Festarin.

Karakteri i programit dhe misioni i Festarit është edukimi i brezave të ri për ruajtjen e traditës, zhvillimin e kulturës, sportit, humanizmit, vullnetarizmit dhe ekonomisë.

Festari është dëshmi e suksesit dhe bashkëpunimit tonë me shoqërinë civile, biznesin, pushtetit lokal dhe qendror.

Qytetet partnere të komunës së Suharekës janë rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, ne po punojmë bashkë për të forcuar marrëdhëniet tona në shumë fusha të jetës.

Shtatori na solli edhe një gëzim, u shenjtërua nëna jonë e dashurisë Shën Tereza, nëna e shqiptarëve dhe e botës, ne do të manifestojmë këtë gëzim gjatë Festarit.

Falënderimi im dhe i qytetarëve të komunës së Suharekës është për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që kontribuojnë në organizimin e Festarit, thuhet në fjalen e kryetarit të komunës së Suharekës z.Salih Asllanaj në shënimin e përvjetorit të “Festarit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …