Flamur Mrasori zgjidhet Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Flamur Mrasori zgjidhet Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës sot me shumicë votash ka zgjedhur Flamur Mrasorin, për Kryetar të Bordit të BQK-së.  Mrasori ka punuar në BQK për mbi 11 vite ku ka ushtruar funksione të rëndësishme,përfshirë funksionin e Sekretarit të Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe të Këshilltarit të Guvernatorit. Gjatë periudhës së shërbimit të tij në BQK, ai ishte i përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme për realizimin e objektivave të BQK-së. Si kryesues i Komisionit për Integrime Evropiane të BQK-së, z.Mrasori ishte pjesëmarrës në procesin e dialogimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Po ashtu, z.Mrasori ishte pjesëmarrës i rregullt i delegacionit të BQK-së në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Po ashtu, dy herë ka qenë Zëvëndësguvernator i përkohshëm i Republikës së Kosovës në FMN gjatë takimeve vjetore. Flamur Mrasori aktualisht është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Më datë 26 janar 2018 është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe më datë 5 shkurt 2018 është emëruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës në pozitën anëtar joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …