FMN ka kërkuar ri klasifikimin e veteranëve të luftës sipas ligjit të ri

FMN ka kërkuar ri klasifikimin e veteranëve të luftës sipas ligjit të ri

Ministri i Financave Avdullah Hoti, dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza janë pritur në takim nga zëvendës presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, drejtori i Departamentit për Evropë në FMN, Paul Thomson, si dhe drejtorja Ekzekutive e Konstituencës së Kosovës, Michaela Erbenova. Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar përgëzuan Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore të Kosovës për implementimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me rishikimin e dytë dhe të tretë të programit. Ministria e Financave njofton se gjatë takimit është kërkuar të ndërmerren masa nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që të bëhet ri klasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri, si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova tani po ecën në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës

Raporti i Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës vlerëson përmbushjen e kritereve …