Formohet shtabin komunal për mbrojtje në raste të zjarreve në komunën e Deçanit

Dihet se Komuna e Deçanit posedon një sipërfaqe të madhe të pyjeve dhe kullosave, të cilat gjatë kësaj sezone janë të frekuentuara nga lëvizjet e njerëzve që i shfrytëzojnë për piknikë, për qëndrim të përkohshëm dhe kryerjen e punëve të tjera ditore. Me qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, pasurisë, shtazëve dhe mjedisit nga zjarri, duhet të gjithë qytetarët të ndërmarrin masa dhe veprime për evitimin e shkaqeve të zjarrit, për pengimin e mundësisë së zgjerimit të zjarrit, për zbulimin dhe fikjen e tij. Për të qenë në gjendje gatishmëri për çdo rast nënkryetari i Komunës së Deçanit Sami Cacaj,Ushtrues Detyre i Kryetarit, ka thirrur në takim përfaqësues të Parkut Nacional, zyrtar policorë, shërbimin e zjarrfikësve, Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave dhe Drejtorin e Shëndetësisë. Në ketë takim është diskutuar lidhur më organizim sa më të mirë për të qenë më afër qytetarëve për ti njoftuar ata lidhur më pasojat që sjell nëse dikush nga ata persona me ose pa dashje ndezë një zjarr apo hedhë  ndonjë cigare në këto temperatura të larta dhe pasojat që mund ti shkaktoi. Gjatë këtij takimi u bë e ditur se njësiti i zjarrfikësve në Deçan ka gjithsej 15 punëtorë  ndërsa vullnetarë ka një ekip prej 50 personash, po ashtu zyrtarë nga Parku Nacional bën të ditur se agjensioni pyjor ka të angazhuar 16 vëzhgues të pyjeve për Dukagjin, ku 4 nga ta janë vetëm për komunën e Deçanit. Njëkohësisht ju bëjnë apel qytetarëve që nëse eventualisht shohin ndonjë zjarr të njoftojnë në numrat pa pagës si Policinë – 112 dhe Zjarrfikësit- 193. Në këtë takim është marrë vendim që të formohet shtabi komunal në rast të zjarreve:

Përbërja e shtabit :

  1. Jashar Dobraj- Kryetar shtabi

  2. Jeton Berisha- Përfaqësues i Parkut Kombëtar

  3. Rreshter Adem Çeku- Përfaqësues i Policisë së Kosovës

  4. Faik Lulaj- Përfaqësues i Njësitit të Zjarrfikëseve

  5. Gentiana Mazrekaj- Përfaqësuese e drejtorisë për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbimeve Publike.

  6. Ibrahim Selmanaj- Përfaqësues i Drejtorisë për Shëndetësi

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …