Gani Halit Elshani (14.2.1955 – 14.12.1998)

Gani Halit Elshani (14.2.1955 – 14.12.1998)

Njëra prej figurave më të ndritura të historisë së Kosovës, pa dyshim është edhe veprimtari, poeti, piktori dhe luftëtari i UÇK-së, Gani Elshani. Ky gjigant i përmasave kombëtare do të ngelet në kujtesën e popullit tonë, një emër emblemë në të cilin sub- limohen dhe gërshetohen përsosshmërisht inteligjenca, bujaria, mirësia, dashuria me guximin, trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën deri në flijim. Figura të tilla lindin në periudha të caktuara për t’u bërë shembull i humanizmit dhe atdhedashurisë për gjenerata të tëra si pikë referuese të sjelljes dhe të të vepruarit gjatë jetës.

Gani Elshani u lind më 14.2.1955 në një familje me tradita bujare dhe at- dhetare. Halit dhe Mihrie Gashi – Elshani lindën 8 fëmijë, shtatë djem dhe një vajzë, kurse Ganiu ishte i treti me radhë, u lind vetëm disa min- uta pas Hamdiut, binjak me të.

Shkollimin fillor e kreu në Drenas, ndërsa të mesmin në gjimnazin ”Gjergj Kas- trioti” në Drenas. Meqenëse kishte afinitet për art dhe imagjinatë për pasqyrimin e lashtësisë, por edhe realitetit dhe së ardhmes së ëndërruar, dëshira e tij ishte të regjistrohej në Akademinë e Arteve, por për shkaqe të shumta kjo dëshirë nuk iu plotësua. Mirëpo, kjo nuk e dekurajoi artistin e ri që në vazhdimësi të punojë gjatë kohës së lirë.

Në vitin akademik 1977/78 diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike ”Bajram Curri” të Gjakovës, në drejtimin Histori – Gjeografi dhe po të njëjtin vit hyri në punë në shkollën fillore “Jeta e re” në Korroticë të Ulët të Drenasit, paralele e ndarë e shkol- lës amë në Komoran. Profesor Ganiu, ose “Mësuesi” siç e kanë quajtur të rinjtë dhe të moshuarit, për 24 vite të tëra nxori në dritë kuadro të të gjitha profileve, por edhe luftëtarë që një ditë do të jenë bashkë në istikamet e rezistencës. Në këtë periudhë ishte edhe drejtor i shkollës ku punoi.

Në vitin 1989 ishte njëri prej organizatorëve të protestatave gjithëpopullore në Drenas dhe gjetiu, në mbështetje të minatorëve, por edhe për të kundërshtuar rrën- imin e autonomisë së Kosovës. Më 31 janar 1990, te udhëkryqi i hekurudhës në Drenas, vriten tre demonstrues, në mesin e tyre edhe bashkëfshatari i Ganiut, Sahit Shala, ndërsa plagoset Sokol Elshani, i cili më vonë do të bëhet komandant i pikës së UÇK-së në Kroikovë.

Që nga viti 1990 e deri më 1998 së bashku me doktor Hafir Shalën dhe veprim- tarë të tjerë organizoi dhe u bë pjesë aktive e aksionit për pajtimin e gjaqeve, jo vetëm në Drenicë, por në Dukagjin, Shalë, Llap e Karadak në përpjekje për ta shëruar këtë plagë të rëndë të shoqërisë sonë.

Me themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Drenas, Ganiu ishte njëri prej aktivistëve më të dalluar të këtij Këshilli, ku evidentoi dhe raportoi çdo formë të shkeljes së të drejtave të njeriut nga aparati shtetëror serb, kurse me rastin e ndërprerjes së finacimit për punëtorët arsimorë, Ganiu u angazhua në mbledhjen e financave për ta mbajtur të gjallë arsimin shqip në kushtet e okupimit klasik serb. Gjatë kësaj periudhe grumbulloi dhe shpërndau edhe të mira materiale, ushqim dhe vashmbathje edhe për të varfrit e kësaj ane, kurse u përkujdes edhe për personat me aftësi të kufizuara dhe me të meta mentale.

Me përshkallëzimin e dhunës në Kosovë, trajtimi mjekësor dhe furnizimi me medikamente ishin ndër prioritetet kryesore, andaj në bashkëpunim edhe me veprim- tarin dhe ish të burgosurin politik, doktor Hafir Shalën, hapi ambulancën shëndetë- sore në shtëpinë e Ganiut, e cila funksionoi deri në maj të vitit 1998, kur doktor Hafir Shala arrestohet nga policia pushtuese serbe. Më pas, varësisht prej gjendjes në terren, shërimi i plagëve të luftëtarëve dhe civilëve bëhej në ambulancat lëvizëse të im- provizuara.

Ganiu ishte pjesëmarrës me rastin varrimit të mësuesit Halit Geci, më 28 nën- tor 1997 në Llaushë të Skënderajt, ku për herë të parë doli në skenë UÇK-ja. Ai ishte mrekulluar me përkrahjen që përfaqësuesit e UÇK-së kishin marrë nga popullata, për të cilën ngjarje do të fliste kudo që takohej me banorët e fshatit dhe me bashkëpunë- torët. Masakra ndaj popullatës së Çirezit dhe Likoshanit, në shkurt të vitit 1998 i kishte shkaktuar dhembje të madhe Ganiut, por sulmi i pjesëtarëve të UÇK-së ndaj makinerisë vrasëtare serbe, sikur i dha shpresë se lufta për liri po hynte në rrugë të pakthim.

Pas luftës titanike të familjes Jashari në Prekaz, ai kontaktoi me njësitin e UÇK-së në Abri, nga i cili mori instruksionet e duhura për formimin e Njësitit ”Guri 3”, i cili fillimisht kishte shtatë luftëtarë, katër prej të cilëve tani dëshmorë lirie. Gjatë kësaj periudhe ngritën një tendë në vendin e quajtur “Llazi i Majës” në Kozmaq, ku rekrutoi me dhjetëra të rinj, jo vetëm në Kroikovë, por edhe në fshatrat përreth.

Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në fshatrat përreth Grykës së Lla- pushnikut, më 8 e 9 maj dhe 25 e 26 korrik 1998 në luftimet në Grykë të Llapushnikut dhe pastaj u përball me ofensivat e njëpasnjëshme të forcave kriminale të pushtuesit serb deri në nëntor të vitit 1998. Më 9 nëntor 1998, Gani Elshani, Hysen Bujupaj, Luljeta Shala, Xhevat Thaçi, Nasuf Thaçi dhe qindra luftëtarë të tjerë u nisën për në Shqipëri për të siguruar armatim dhe municion.

Pas qëndrimit 5-javor në Bazën e  Stërvitjeve në Cahan, kryen ushtrimet në qitje nga të gjitha llojet e armëve. Në natën e 14 dhjetorit të vitit 1998, Ganiu me 143 luftëtarë të tjerë, të udhëhequr nga komandanti Mujë Krasniqi, të armatosur mirë, mësyjnë kufirin për të sjellur armë në Kosovë. Mirëpo, militarët serbë kishin ngritur pusinë. Në atë pusi kundër luftëtarëve të UÇK – së u sulmua me të gjitha armët. Në fushën e nderit bie dëshmori Mujë Krasniqi-Komandanti “Kapuçi”, vetë i 35-ti luftë- tar, në mesin e tyre edhe dëshmorët Gani Elshani, Xhevat Thaçi, Luljeta Shala, Hysen Bujupaj, Rifat Mëziu e të tjerë. Trupat e të rënëve u identifikuan në Morgun e Prizrenit, me përjashtim të trupit të dëshmorit Gani Elshani. Pas luftës, më 23.10.1999, një ekip i mjekësisë ligjore në bashkëpunim me familjarët identifikojnë trupin e pajetë të dëshmorit Gani Elshani, kurse më 30.10.’99 u bë ceremonia e var- rimit të tij. Trupi i tij sot pushon në Varrezat e Dëshmorëve në Kroikovë të Drenasit, rrëzë Malit të Kozmaqit.

Ganiu pas vetes ka lën bashkëshorten Zelfien me fëmijët, Ramizin, Valbonën, Vlorën dhe Betimin.

Në shenjë kujtimi dhe krenarie për këtë luftëtar të shquar të UÇK – së, rapsodë të shumtë i kanë kushtuar këngë, kurse poetët dhe nxënësit i thurin poezi. Është bo- tuar edhe një përmbledhje me punimet artistike të tij.

Mirënjohje dhe falënderim për sakrificën e dëshmorit, familja e tij ka marrë nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, Këshilli Komunal i Drenasit, Shoqata Humanitare Bëmirëse “Nëna Tereze” në Prishtinë, Drejtoria e arsimit në Drenas, Klubi i karatesë ”Bashkimi” në Drenas, si dhe nga shoqata, klube dhe asociacione të ndryshme të shkencës, kulturës, artit dhe arsimit. (I. S.)

Kontrolloni gjithashtu

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Ismajl Isuf Kryeziu (20.2.1965 – 18.4.1999)

Dëshmori i kombit, Ismajl Kryeziu, ka lindur më 20 shkurt të vitit 1965,  në Arbanë …