leoni

Gazetaruci, që nënshkruan shkrimet e redaktorëve për para

Gazetaruci, që nënshkruan shkrimet e redaktorëve për para

(Fragment nga romani: “Çlirimtarët dhe mercenarët”)

Jeton Krasi kishte heshtur me qëllim për të mos e nxitur më tej bisedën, që po bënte me shokun e ngushtë, i cili i dukej se i tërë ishte mbushur mllef e zemërim. Ishte ngritur nga vendi, meqë gruaja dhe dy bijat kishin shkuar në gjini dhe pa bërë zë kishte filluar të përgatiste nga një kafe. Ndërkohë Mirani i kishte lëshuar zërin diktafonit përgjues.

-E njeh këtë zë? – iu kishte drejtuar Jetonit.

-Pak si turbullt, ktheje edhe njëherë. Më duket si zë i njohur… Jo, jo, nuk e njoh…

 …-“Feridi e ka zhvatur “Bosin”. E ka kurdisur Jetoni dhe Bani me një shokun e tyre, këtë e di fort mirë.”

-Si e ditke?

-Po ku i mori ai 50 mijë euro për shërim?

-Vetëm 8 mijë i kushtoi operacioni, 5 mijë ia dha ministria, 3 mijë nuk ia mori Spitali, po thonë. Kështu kam dëgjuar, nuk e di mirë, po kështu po flitet.

-Kështu thonë ata, mirëpo paratë e tjera i ruajnë për kohën e zgjedhjeve. Me to i blejnë votat.

-Pse po flet marrëzira, o Beni! Ti e di se Jetoni nuk voton, është krejt indiferent.

-Ashtu paraqitet, është shumë i rafinuar ai. Po të kishte qenë i  sëmurë, sikur është paraqitur do t’ i kishte ndihmuar vetë Thaçi. Madje kam dëgjuar se vetëm një gërvishtje e ka në trup, por ka gjetur një mjek, i cili ia ka shpifur tetë cifla. Të gjitha po i bëjnë këta të malit. Po thonë se as dy qind invalidë nuk janë krejt, dhe ata janë plagosur duke ikur, ndërsa janë evidentuar afër 2 mijë.

-Shumë po ditke ti, o Beni Derri!

-Jam i sigurt, e di kush e ka thënë?

-Jo nuk e di.

-Ai kryetari i Prizrenit e ka thënë, madje në mbledhje, mu të Prishtinë. E kam dëgjuar me veshët e mi.

-A u dashka të jetë e vërtetë, vetëm sepse ka thënë ai, apo?

-Po, sepse ai me kryetarët e degëve të LDK-së, në tërë vendin gjatë dhe pas luftës kanë mbajtur shënime. Ata i kanë shënuar të gjitha, e dinë madje sa shqiptarë kanë vrarë këta të “Uçkës”, sa femra serbe e shqiptare i kanë dhunuar, sa shkie pleq i kanë vrarë, sa i kanë plaçkitur. Për secilin kemi shënime.

-Po a keni shënime sa shqiptarë i kanë vrarë shkiet?

-Po edhe ato i kemi, por nuk janë kaq shumë sa po thonë këta.

Mandej, masakra nuk ka pasur. Këta të ‘Uçkës” për së vdekuri i kanë gjymtuar shqiptarët, për t’ua lënë serbëve.

-Dhe këto shënime ia kanë dhënë Hagës, po thuhet.

-Jo vetëm Hagës, por edhe UNMIK-ut.

-Po ti mor Beni Derri me të vërtetë i beson këto marrëzira, apo ajo koka jote paska rrjedhë si lakër e prishur e rasojit?

-Ta merr mendja se i besoj.

-Po çka nëse nuk janë të vërteta.

-Po, edhe nëse nuk janë të vërteta, na kanë thënë se kudo ku të shkojmë duhet të flasim, pavarësisht se janë apo nuk janë të vërteta.

-Tash e teprove, ty të kanë thënë apo, ty të gjeten ata për t’ i treguar këto, po ti bre, veç një plesht je, një surrat shejtan?

Jo mua, po mikut tim që është kryetar, i kanë thënë.

-Lum ti për atë mik, hutaq. E ke parë si i përngjanë hutit? Po ty sa të paguajnë për këto shpifje e marifete që kurdis.

-Unë bëj punën time. Tash po e kryej gazetarinë dhe do të gjej punë.

-Ti gazetar? Nuk është çudi jo, mjafton të firmosësh ato që t’ i shkruan një redaktor i shitur te EULEX-i.

-Më kanë thënë se dikur mësohesh, tash për tash më paguajnë mirë. Më kanë pranuar me kusht që të shkruaj terr e zi për “Uçken”. Vet Sorri më jep 500 euro në muaj, për punën që bëj, edhe pse ta them në besë, unë vetëm i firmos shkrimet. Ato m’i shkruajnë të tjerët…

-Po pse e urren ti aq shumë UÇK-në?

-Si të mos e urrej. Kam arsye që ti ende nuk i di. Po t’ i tregoj në besë. Në mars të vitit 2004, pashë një të “Uçkës” duke e gjuajtur një shishe molotovi drejt kishës së serbëve. Shkova drejt te një ushtar i huaj, jo shumë larg, me qëllim që ta denoncoj rastin, meqë e njihja sulmuesin. Mundohesha t’i tregoja me duar e me gjeste, por ose ai nuk dinte anglisht, ose nuk donte të më besonte dhe nuk ma vari, më këqyri me urrejtje dhe unë u largova. Ndërkohë, derisa po hulumtoja ta takoja ndonjë ushtar amerikan, një burrë i panjohur, i cili si duket më kishte përcjellë, më shau dhe më kërcënoi.

Në mbrëmje, derisa po shkoja në shtëpi më ndalen dy njerëz me maska, më rrahën pa asnjë arsye dhe pasi më shtrinë në tokë njëri prej tyre më urinoi në fytyrë. Tjetri ma mbante gojën hapur në mënyrë që të më plaste me shurrën e tij. Pastaj në fund më shqelmoi në testikuj sa desh vdiqa. Ja çka më ka bërë “Uçka”, pa i pasur asnjë hak.

– Po ku e di se kanë qenë të UÇK-së.

-E di mirë, e njoh njërin prej tyre, edhe pse nuk jam i sigurt. Kam frikë ta denoncoj, frikësohem mos më vrasin, a mos më urinojnë prapë në gojë…

 -Ja ku jemi, Jeton? Beni Derrin, e ka incizuar miku i tij, është vëllai i atij veteranit që punon te “Bosi”, e ka përmendur shpesh Feridi. E quajnë Gani, më duket, po Gani Therrishta. Është i instaluar në LDK nga SHIK-u. Është shumë djalë i fortë. Ka tri vjet që bashkëpunojmë dhe nuk di kush veç meje, atij dhe sot që të tregova ty.

-Po kush qenka ky farë gazetari, faqezi.

-Është një gazetar i poshtër, me një fytyrë si të Judës, një shëmti njerëzore, por edhe shpirtërore. Ku di në çfarë gjirizi apo në çfarë marrëdhënie qensh është ngjizur qenia e tij monstruoze.

-Shiko sa të poshtër janë. A ta lëshoj edhe njëherë prej fillimit.

-Jo mor, jo! Tash po e kuptoj përse qenke zemëruar aq shumë!

-Ja sesi i përgatisin shpifjet, ja se me çka merren të poshtrit e më të poshtërve të botës!.

-Dhe, mendoj se shumica e tyre i besojnë këto marifete. Njeriu i lig i bën të gjitha. Atyre, nuk ua mbajti të luftojnë dhe tash arsyetohen se nuk paska qenë koha për të luftuar, se po të kishte qenë, thonë se vetë Rugova do të kishte dhënë urdhër, vetë ai do ta kishte

marrë kallashin…

– Po a thua me të vërtetë ia kanë punuar ashtu, -pyet Jetoni duke buzëqeshur.

– Mbase ia kanë punuar, mbase e kanë dresuar të bëjë shpifje të tilla.

– Hallall i qoftë atij që ia paska punuar ashtu, nëse është e vërtetë!

– Kështu e dresojnë elektoratin këta të poshtër.

– Po ama do t’ iu kthehet për koke, Miran. Nuk hanë barë të gjithë ata që janë në LDK, jo. Madje, unë mendoj se pikërisht me një propagandë të tillë, të zezë e të poshtër, ata do ta humbin tërësisht elektoratin, sidomos tashti që janë ndarë, pasi janë rrahur mirë dhe janë përçarë.

-Po pikërisht kjo fushatë e egër kundër luftës së UÇK-së edhe i ndau mendoj unë. Po thonë se shërbimi i tyre, “Sigurimi i Atdheut” bashkë me një inspektor të EULEX-it i ka përgatitur tre dëshmitarë të instruktuar, njëri prej tyre ka qëndruar dy vjet në Beograd dhe së shpejti do të dalin publikisht. Një aktivist i yni që e keni futur brenda shërbimit të tyre po na informon.

-Nuk kanë çka na bëjnë Miran. Kot e kanë. U ka ngordhur morri.

-Ke të drejtë deri diku. Qëndrimi dhe përbuzja e tyre kundër luftës çlirimtare do t’i katandis, por kjo po na i zvarrit proceset, sepse këta po i ofrojnë lëndë EULEX-it dhe shërbimeve të huaja, të cilët edhe janë të përfshirë në fushatë. Kjo, mendoj unë, po bëhet për ta degraduar procesin e pavarësisë, apo për ta bindur opinionin e deleve, se luftën e ka fituar, sikur thonë ata, politika e mençur e Rugovës, e jo lufta e UÇK-së, edhe pse Rugova rrinte gju më gju me Sllobën….

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …