Brickos

Gjermania zhvillon hetime për 60 azilkërkues të dyshimtë

Gjermania zhvillon hetime për 60 azilkërkues të dyshimtë

Zyra Federale e Policisë Kriminale në Gjermani ka njoftuar se autoritetet e këtij shteti po zhvillojnë hetime për 60 azilkërkues që dyshohen për lidhje me organizata terroriste, siç është Shteti Islamik. “Duke pasur parasysh lëvizjen migruese në Gjermani, ne duhet të vlerësojmë se ekzistojnë anëtarë aktivë ose ish-anëtarë, mbështetës dhe simpatizues të organizatave terroriste dhe kriminelë lufte islamikë, në mesin e refugjatëve”, thuhet në njoftimin e Zyrës Federale të Policisë Kriminale. Tashmë, Policia gjermane ka pranuar 410 informacione nga 14 shtetet federale për terroristët e mundshëm në mesin e refugjatëve. Për më pak se një javë në Gjermani kanë ndodhur katër sulme vdekjeprurëse, ndërsa tri prej tyre janë ndërmarrë nga azilkërkuesit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …