Brickos

Gjuha shqipe futet ne gjimnazet e Turqisë

Gjuha shqipe futet ne gjimnazet e Turqisë

Duke filluar nga shtatori, në vitin e ri akademik në Turqi, Ministria turke e Edukimit do t’iu ofrojë studentëve mundësinë për të mësuar edhe dy gjuhë të reja: gjuhën shqipe dhe gjuhën boshnjake. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga një zyrtar i Ministrisë, i cili ka shtuar se këto gjuhë të reja do të shtohen në kurrikulën e shkollave të mesme mbi baza përzgjedhëse nga muaji shtator. Nxënësit e grupmoshës 13-16 vjeç do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe dhe atë boshnjake si pjesë e kurseve për gjuhët dhe dialektet, në të cilat ata mund të mësojnë aktualisht edhe gjuhë të tjera që fliten në Turqi dhe vendet fqinje të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …