leoni

Gjuriq: Presidenti Vuçiq do ta marr në Kosovë vendimin më të mirë për serbët dhe Serbinë

Gjuriq: Nuk mund të këtë kurrfarë marrëveshje që do të ishte vetëm në interes të shqiptarëve

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se dialogu me Kosovën është në interes të Serbisë dhe se do të dëshironte që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje. “Nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshje që do të ishte vetëm në interes të shqiptarëve. Në qoftë se arrijmë marrëveshje që do të kënaqte apo edhe dëshpëronte në të njëjtën masë të dyja palët, shqiptarët dhe serbët,  kjo do të ishte pozitiva”,  tha Gjuriq. Ai ka thënë se Serbia asnjëherë nuk iu ka ikur bisedimeve. “Edhe presidenti Vuçiq publikisht ka bërë thirrje për bisedime lidhur me marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve”, tha ai, duke shtuar se “dialogu i brendshëm për këtë çështje është i rëndësishëm për Serbinë”. Gjuriq kritikoi të gjithë ata që e sulmojnë Vuçiqin për shkak të thirrjes për dialog, duke thënë se këtu qëndron edhe dallimi mes burrështetasve dhe politikanëve. “Politikanët mendojnë vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Burrështetasit mendojnë se si gjeneratave të ardhshme të mos u lënë barrë nga e kaluara dhe si të zgjidhin probleme të ndryshme”, tha Gjuriq.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …