Ministria serbe e Drejtësisë nuk ka marrë ende ndonjë njoftim nga Interpoli për të hequr urdhrin për arrestimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Kurse Gjykata e Lartë serbe ka thënë sot për “Beta” se fletarrestimi për shefin e qeverisë kosovare mbetet në fuqi. “Asnjë vendim për tërheqjen e urdhërarrestit nuk është bërë. Urdhri mbetet në fuqi”, ka bërë të ditur kjo gjykatë, transmeton lajmi.net. Gjatë ditëve të fundit u konfirmua se me kërkesën e UNMIKut, Interpoli kishte hequr Haradinajn nga lista e të kërkuarve për krime lufte. Veç Haradinajt, nga kjo listë janë hequr edhe 17 persona tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill
Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …