Gjykata në Prishtinë liroi nga katër pikat e aktakuzës: Fatmir Limajn, Endrit Shalën e Nexhat Krasniqin

Gjykata në Prishtinë liroi nga katër pikat e aktakuzës: Fatmir Limajn, Endrit Shalën e Nexhat Krasniqin

Pas një procedurë gjyqësore që ka zgjatur për tetë vjet, sot Gjykata në Prishtinë shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, në katër pikat e para të aktakuzës. Të akuzuarit, Fatmir Limaj, Endrit Shala e Nexhat Krasniqi u liruan nga katër pikat kyçe të aktakuzës. Florim Zuka akuzohet për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, ndërkaq u lirua nga pika e pestë e akuzës.  Aktakuza lidhej me asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015, e cilësoi të ngritur me urdhër politik. Fatmir Limaj është zëvendës-kryeministër i Kosovës. Ai ka thënë me këtë rast  se iu ka bërë një gjyq publik dhe se njerëz të caktuar dhe disa medie nuk kanë lënë asgjë pa bërë në tendencë për të shkatërruar personalitetin e tij. Fatmir Limaj gjatë tërë preiudhës së pasluftës ka qenë në shënjestër të gjyqeve të UNMIK-ut, EULEX-it dhe gjykatës së Hagës, por në të gjitha gjykimet e deritanishme është shpallur i pafajshëm. Një ndikim morbid kundër tij kanë ushtruar sidomos disa medie në Kosovë që aktualisht po luajnë rolin e prokurorëve dhe inspektorëve të EULEX-it me paraqitjen e dëshmive të tyre të rrejshme dhe pa fakte të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …