Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar vendimin për decertifikimin e 87 kandidatëve që kanë kandiduar për zgjedhjet lokale pas vendimit të Gjykatës Supreme. “Nga ne kërkohet që të anulohet vendimi për decertifikimin e 87 kandidatëve. Komisioni Qendror Zgjedhor ka vepruar sipas ligjit dhe ka zbatuar ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale dhe ka qenë e obliguar të veprojë ashtu siç ka vepruar. Ne do ta zbatojmë vendimin e Gjykatës Supreme çfarëdo qoftë ai. Pas zgjedhjeve rekomandoj të mblidhemi dhe të diskutojmë për ligjet”, tha kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja Betim Gjoshi ka thënë se ky vendim i Gjykatës Supreme iu mundëson të gjithë atyre që kanë kryer vepra penale dhe krime të rënda, të të kandidojnë në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Avokati, Idajet Beqiri: Ish kryeministri Sali Berisha, po lobon në Amerikë me 1 miliard dollarë për ta hequr arrestin e shtëpisë
Avokati i mirënjohur, Idajet Beqiri, ka deklaruar se ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha po …